14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Zvicër, konfirmohet burgimi i përjetshëm i kosovarit që vrau bashkëshorten dhe kunatën

Një kosovari 60-vjeçar në Zvicër i është konfirmuar dënimi me burgim të përjetshëm, pasi ai kishte vrarë bashkëshorten dhe kunatën në Aargau, raporton “Blick”.

Gjykata Federale ka hedhur poshtë ankesën e kosovarit ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë i kishte dhënë 60-vjeçarit burgim të përjetshëm.

Kosovari është dënuar me burgim të përjetshëm pasi më 8 janar të vitit 2018 ai kishte goditur me thikë për vdekje bashkëshorten e tij 38-vjeçare dhe kunatën 31-veçare.

Në apelin e Gjykatës Federale, burri kishte kërkuar lirim nga burgimi për vrasje të shumëfishtë. Mbrojtja e tij kërkoi që të zbutej dënimi me 5 vjet burgim, për goditje fatale që ka dhënë, duke pretenduar se nuk ishin të qëllimshme vrasjet.

Gjykata e Lartë e Aargaut nuk kishte pranuar pretendimet e kosovarit se ai kishte vepruar në një gjendje të rëndë emocionale dhe nën një stres të madh mendor.

Gjykata Federale ka hedhur po ashtu poshtë ankesën, duke mbetur në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm.

Gjykata po ashtu urdhëroi një dënim 15-vjeçar nga vendi, me regjistrim edhe në sistemin e informacionit Shengen. Në burg, burri duhet t’i nënshtrohet terapive për pesë vjet.

Sipas akuzës 60-vjeçari kishte therur për vdekje me thikë të dy gratë. Më 8 janar të vitit 2018, ndërsa fëmijët po riktheheshin në shkollë pas pushimeve të Krishtlindjes, i dyshuari shkoi në dhomën ku po flinte bashkëshortja dhe e goditi me thikë dy herë në pjesën e sipërme të trupit.

Më pas ai goditi me thikë kunatën e tij, e cila kishte qenë duke fjetur në dhomë të fëmijëve.

Kur nisi seanca në Gjykatën e Lartë, u tha se bashkëshortja kishte lidhje jashtëmartesore. Por, u tha se në proces morali nuk është udhëzues.

Siç u tha i pandehuri kishte “kthyer nderin”, ndërsa kunatën e kishte parë si aleate të gruas së tij dhe fajtore se ajo nuk ishte më si më parë.

Gjyqtari deklaroi se mënyra e vrasjes së dy grave flet për një urrejtje të madhe.

Më Shumë

Moti sot me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.   IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende...

Edicioni i tretë i “Prizren Fest” hapet me dramën “Vizita” nga Shqipëria

Drama “Vizita” nga Shqipëria, me regji të Davide Iodice, ka hapur të dielën mbrëma edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient...

Lajmet e Fundit