8.1 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Zyra e OKB-së ndihmon Malishevën me mjete mbrojtëse anti Covid-19

Zyra e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, sot e ka përkrahur Komunën e Malishevës, me një donacion me maska dhe dorëza, në kuadër të përkrahjes së tyre, për komunat e Kosovës. Kohë më parë, UNMIK, i ka përkrahur komunën e Malishevës, edhe me pako ushqimore për familjet në nevojë.

Për këtë donacion, sot kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë pritjes në zyrën e tij për zyrtarët e UNIMIK-ut, Lino Sciarra dhe Abedin Lataj, i ka falënderuar për këtë ndihmë, si dhe për ndihmën e mëhershme për Komunën e Malishevës.

Ndërsa, zyrtari Sciarra, tha se “I vjen mirë që kanë mundësi ti ndihmojnë komunat në Kosovë me mjete mbrojtëse, me qëllim edhe të solidarizimit në luftën e përbashkët kundër Covid-19 dhe këtë e konsiderojnë një ndihmë direkte për komunat”.

Begaj e Sciarra, kanë biseduar për situatën e përgjithshme me Covid-19 në Malishevë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kur të vish në Prizren

Enver Sulaj Kur të vish në Prizren Mos i harro gurët nën urë e mbi urë Janë psherëtima të harruara Valë lumi nën qiellin me re shumë. Kur të...

Ambasadori i Shqipërisë, Malaj ndan mirënjohje për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, vizitoi të martën Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku ndau një...

Lajmet e Fundit