Kur të vish në Prizren

Enver Sulaj

Kur të vish në Prizren
Mos i harro gurët nën urë e mbi urë
Janë psherëtima të harruara
Valë lumi nën qiellin me re shumë.

Kur të vish në Prizren
Mos i harro urat, as rrethojat e ndryshkura
Ku gjurmët la stina e ëndrrave
Dhe lulet e vyshkura.

Në Prizren çdoherë rrjedh kroi e lumi
Dhe fjala qëndron pezull mbi kujtime
Duke e bërë fjalën të largët
Dhe kujtimin thërrime.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit