10.3 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Zyrtare: 19 vjeçari Musa merr kontratë në NBA

Basketbollisti i kombëtares së Bosnes e Hercegovinës, Dzanan Musa ka marrë kontratë në NBA dhe do të jetë sezonin e ardhshëm pjesë e ligës më të fortë në botë.

Musa sivjet ka qenë pjesë e draftit të ligës NBA – listës së lojtarëve të rekrutuar para sezonit të ri dhe në ligën amerikane do të transferohet nga ekipi kroat Cedevita ku është rritur si lojtar, raporton Insporti, duke iu referuar të dhënave zyrtarë të ligës.

Musa, i cili tek kadetët e Cedevitës në pozitën e plejmejkerit ka ndarë minutat me prishtinasin Dino Herc, edhe pse 19 vjeçar, për vite me radhë është një prej lojtarëve më të përfolur në Evropë, për shkak të talentit të tij të madh dhe shfaqjeve që ka dhënë fanellën e Cedevitës, kurse pamjet nga ndeshjet e tij mund ti shihni në postimin e Insportit.

Musa ka nënshkruar për ekipin Brooklyn Nets, duke realizuar ëndrrën e tij, që të luajë në ligën më të fortë në botë. Në Nets do të jetë nën urdhrat e trajnerit Kenneth Atkinson.

Më Shumë

Vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron Thaqit

Këtë të enjte në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e vdekjes tragjike të Auron Thaqit.   Kështu ka konfirmuar për...

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe...

Lajmet e Fundit