15.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Zyrtarët e LDK-së, përplasen për “kapjen e partisë”

MustafaRugovaBeqiriNënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, në një prononcim për Gazetën Tribuna, ka thënë se LDK-ja nuk është e kapur dhe as nuk ka nevojë që të shpëtohet nga askush. Sipas tij, LDK-ja është partia me demokratike në vend dhe se vendimet e rëndësishme i merr bashkërisht pa asnjë presion.

Ky reagim i nënkryetarit Rugova, ka ardhur pas deklaratave të anëtares së Kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, e cila një ditë më parë ka thënë se LDK-ja duhet të shpëtohet nga kapja. Dhe këtë shpëtim partisë së saj, ajo ka thënë se mund t’ia sigurojnë vetëm delegatët e LDK-së.

“Absolutisht LDK nuk është e kapur e as e shantazhuar nga askush. Kryesia e LDK-së, vepron dhe ajo (Vjosa) e di fare mirë që Kryesia ka marrë vendime bashkërisht për të hyrë në koalicion qeverisë”, ka thënë Rugova për Gazetën Tribuna.

Sipas tij, asnjë vendim në këtë parti nuk i është imponuar askujt.

“Vendimet janë marrë në mënyrën me demokratike, dhe këto vendime janë marrë në Kryesi dhe në Këshillin e Përgjithshëm dhe ajo ka qenë pjesë e atyre vendimeve”, ka thënë Rugova.

Ai ka theksuar se kjo parti është duke u përgatitur për zgjedhjet e brendshme dhe rezultati i tyre sipas tij, do të flas me së miri.

Disa deputetë të LDK-së, vazhdojnë të shprehen të pakënaqur me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për hyrje në koalicion qeverisës me partin e Hashim Thaçit, PDK. Madje deputetët, Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Arben Gashi, Adem Salihaj, Alma Lama dhe Anton Çuni kanë votuar kundër Isa Mustafës për kryeministër.

Më Shumë

Parashikimi i motit, temperaturat maksimale arrijnë deri 25 gradë Celsius

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.   Sipas Meteo Kosova, era do fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. Temperaturat...

Peja apo Ylli – Sot mësohet finalisti i dytë i play-offit

Sot do të mësohet finalisti i dytë i play-offit, në Superligën e Basketbollit kosovar. Kampioni në fuqi, Peja është nikoqire e Golden Eagle Yllit. Fituesi...

Lajmet e Fundit