5.5 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Zyrtarit të lartë të PDK-së në Prizren, i rrënohet objekti pa leje

Komuna e Prizrenit, ka filluar të rrënojë punimet e një ndërtese Kompanisë “Abi Çarshia’, për shkak se kjo kompani e ka tejkaluar lejen .

“Abi Çarshia”, pronë e Irfan Fushës, ish-kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, 35% të objektit në rrugën Tirana, e ka ndërtuar jashtë lejes së dhënë nga komuna. Madje, sipas Komunës së Prizrenit, kjo kompani e ka tejkaluar lejen ndërtimit të dhënë nga komuna, duke ndërtuar në hapsirën që është paraparë për rrugë qarkulluese.

“Drejtoria e Inspektorateve ka filluar ekzekutimin e vendimit për rrënim e një pjese të projektit të një qendreje tregtare në rrugën “Tirana””, njofton Komuna e Prizrenit, transmeton “PrizrenPress”

“Siç është njoftuar opinioni edhe më herët, ky projekt kishte tejkaluar lejen ndërtimore duke ndërtuar edhe në aksin ku parashihet ndërtimi i rrugës publike”.

“Fillimisht, inspektorët komunalë kanë kërkuar nga investitori që t’i ndalë punimet duke ia ofruar mundësinë për revidimin e lejes ekzistuese. Përkundër kësaj mundësie punët kanë vazhduar në mënyrë të kundërligjshme, gjë për të cilën edhe është gjobitur tri herë nga ana e Inspektoratit”.

“Pas njoftimit të lëshuar më 24.08. 2018 për ekzekutimin e vendimit, si masë e fundit ka filluar aksioni i rrënimit”.

“Gjatë realizimit të ekzekutimit të vendimit pronari është zotuar edhe me shkrim se vullnetarisht do ta rrënojë pjesën e cila nuk i është reviduar me lejen ndërtimore, për çka edhe Drejtoria e Inspektorateve i ka dhënë afat që këtë deklarim ta realizojë brenda 30 ditëve”.

“Objekti në fjalë edhe më tej do të jetë nën inspektim të vazhdueshëm, derisa vendimi të respektohet në tërësi”.

Pronari i “Abi Çarshia”, Irfan Fusha, është anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai në zgjedhjet e vitit 2014 kishte qenë kandidat i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, por që nuk kishte arritur që t’i fitojë votat e mjaftueshme për t’u ulur në ulësen e deputetit./PrizrenPress.com/

Kompania e zyrtarit të lartë të PDK-së në Prizren ndërton objekt në vendin ku është paraparë ndërtimi i rrugës qarkulluese

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Lajmet e Fundit