Aliaj: PDK-AAK=50 % zbritje, plus Nisma, falas

Kuvendari i Nismës në Prizren, Sinan Aliaj, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas tij, në këto zgjedhje, qytetarët u përcaktuan për  “zbritje sezonale”.

“Në vitin 2019, populli i Kosovës, me rastin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike vendosi zbritje sezonale, blej dy merr një gratis: PDK-AAK=50 % zbritje, plus Nisma gratis”, shkruan Aliaj.

Sinan Aliaj ka qenë themelues i Nismës në Prizren.

Ai, në seancën e fundit e votoi buxhetin e Komunës së Prizrenit, për dallim nga kolegët e partisë, të cilët e braktisën Kuvendin.

Ndërkaq, Nisma është distancuar nga veprimi i Aliajt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Lajmet e Fundit