9.5 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Avdullah Hoti mban mbledhjen e parë të ekzekutivit, paraqet prioritetet

Menjëherë pas marrjes se detyrës, kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë të Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Hoti ka paraqitur prioritetet e Qeverisë. Ai përmendi rimëkëmbjen ekonomike si synim kryesor, forcimin e shtetit ligjor dhe marrëdhëniet me shtetet mike.

Po ashtu tha se fokusi do të jetë adresimi i nevojave në arsim dhe shëndetësi

“Falënderoj stafin mjekësor, ekipet policor, stafin qendror dhe komunal, bizneset private, ndërmarrjet bazike dhe shpreh ngushëllime për familjet e viktimave që janë prekur nga pandemia”.

“Qeveria ka synim demokracinë dhe kushtetutën e vendit. Do të punojmë bashkë me gjithë partnerët e koalicionit duke qenë llogaridhënës para gjithë deputetëve”.

“Do të fillojmë nga pandemia me çështjet e rimëkëmbjes ekonomike ku do të miratohet së shpejti për t’iu mundësuar bizneset që të tejkalojnë këtë krizë. Do të ndërtojmë një diskurs brenda koalicionit dhe mediet. Do ti kthehemi punës e jo retorikës së përditshme”.

“Do të punojmë në forcimin e shtetit ligjor, marrëdhëniet e mira me shtetet dhe adresimin në nevoja në arsim,  shëndetësi. Pres bashkëpunim nga pozita dhe opozita”, u shpreh Hoti.

Pas mbledhjes, kryeministri i vendit do të bëjë homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kabineti qeveritar do të këtë përbërje: Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë, Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër, Albulena Bala – Halimi, zëvendëskryeministre, Goran Rakiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, Hykmete Bajrami, ministre e Financave, Besjan Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Anton Çuni, mbetet ministër i Mbrojtjes, Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme, Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë, Blerim Kuçi, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Selim Selimi, ministër i Drejtësisë, Meliza Haradinaj – Stublla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ramë Likaj, ministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Krasniqi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Dalibor Jevtiq, ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Enis Kervan, ministër i Zhvillimit Rajonal.

Më Shumë

Evakuohen disa familje në Malishevë pas vërshimeve

Komuna e Malishevës që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është përballur me probleme për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Ekipet...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur sonte nga të shtënat me armë zjarri që pati sonte rreth orës 22:50 në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.   Rastin e...

Lajmet e Fundit