14.3 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2020

Bajrami: Nesër fillon mësimi online përmes dy kanaleve në RTK

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit, Hykmete Bajrami ka deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar transmetimi i mësimit për klasën e parë deri të pestën, i cili nis të hënën, ndërsa pritet që së shpejti të fillojë nga klasa e pestë deri në të nëntën dhe klasat e dymbëdhjeta.

Transmetimi i mësimit do të bëhet në dy kanalet e Radio Televizionit të Kosovës dhe në dy platforma online. Ministrja Bajrmani pranon se procesi nuk është perfekt por është nisma e parë e ministrisë që drejton, ndërkohë që momentin e kthimit të rrethanave normale do të vazhdojë me digjitalizimin e materialeve didaktike, për të ecur në hap me botën e që do të ndikojë edhe në problemet me çanta të rënda.

Bajrami nëpërmjet telefonit i ka thënë KosovaPress-it se ka një javë rresht që janë bërë video-xhirime në shkollën model, ku kanë qenë një numër i madh i mësueseve në bashkëpunim me drejtorinë e arsimit të komunës së Prishtinës.

“Sot prapë një numër i madh i njerëzve po punojnë në organizimin e videove dhe në dy platformat online që i kemi. Mësimi do të fillojë të hënën me 24 mars, do të ketë transmetim në RTK1 dhe RTK 4, ndërkohë, të gjitha video xhirimet do të jenë të disponueshme në platformën e-mësimi dhe gjithashtu materialet që janë punuar me iniciativa private në gjuhën shqipe por edhe në gjuhë të tjera, do t’i huazojmë nga vendet e tjera, do të jenë të disponueshme për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit në një uebfaqen tjerë që quhet e-platforma. Në javën e parë do të kemi mësime kryesisht për klasën e parë deri në klasën e pestë, po besoj që shumë shpejt fillojmë mandej deri në klasën e nëntë dhe klasat e dymbëdhjeta ”, tha ajo.

Bajrami ka folur edhe për sfidat që mund të dalin në këtë proces, me mësimdhënës që nuk kanë qasje në internet por gjithashtu edhe për nxënësit që edhe në mënyrë klasike nuk kanë suksesin e duhur.

“Procesi të cilin po e organizojmë ne nuk është proces perfekt për shkak se gjatë këtyre dhjetë ditëve çdo gjë ka rrjedhur shpejt dhe asnjëherë në Ministrinë e Arsimit nuk është punuar me mësimin online dhe digjitalizimin e materialeve didaktike. E kemi parasysh këtë por e kemi parasysh por gjithashtu e kemi parasysh situatën me të cilën gjendemi ne, rajoni dhe bota, do të thotë janë sfida që po përballemi të gjithë. Tani ne do të bëjmë më të mirën e mundshme, e kemi parasysh gjithashtu që jo gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit kanë qasje në pajise. Forma e mësimit online do të jetë një herë, do të thonë komunikim i një anshëm ku ne do i plasojmë materialet. Ato do të jenë të qasshme për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, mandej ne do të japim udhëzime të qarta se si do të komunikojnë, mësuesit me prindërit, kujdestarët e klasave me mësimdhënësit dhe gjithashtu me nxënësit në klasën e tyre. Në fund do të përgatiten raport nga secili mësues te drejtori i shkollës, secili kujdestar i klasës te drejtori i shkollës do të raportojnë në drejtorinë e arsimit dhe drejtorit e arsimit në MAShT“, tha ajo.

Sipas saj, formë është bërë që nxënësit dhe mësimdhënësit të jenë aktivë.

“Kjo është një formë në mënyrë që nxënësit dhe mësimdhënësit të mos pasivizohen, ne do të krijojmë mjete që ata do të jenë akti v. Tani a është një proces perfekt, jo nuk është. Ju e thatë që arsimi në Kosovë ka të meta edhe në formën klasike si zhvillohet por megjithatë është një hap i mirë. Ky do të jetë një projekt që do të vazhdojë, ne mënojmë që do të përmirësohemi dhe në kthimin e rrethanave normale ne prapë do të vazhdojmë me digjitalizimin e materialeve didaktike që të jemi në hap me vendet e zhvilluara por njëkohësisht kjo do të zgjedh problemin e çantave të rënda”, tha ministrja Bajrami.

Ministrja Bajrami tha se kanë paraparë që nxënësit dhe mësimdhënësit të jenë në kontakt të vazhdueshëm nëpërmjet emailave dhe grupeve të ndryshme në rrjetet sociale.

“Ne tani në këtë pikë ku jemi po shpresojmë që brenda një kohe të shkurtër të kthehemi në bankat shkollore, testimi online do të jetë sfidues por do të shohim dhe të marrim praktikat e vendeve tjera”, tha ajo.

Përndryshe, ministrja Bajrami përmendi një numër të madh të vullnetarëve dhe organizatave joqeveritare që po japin ndihmë në këtë proces. /Telegrafi/

- Advertisement -

Më Shumë

Në Krushë të Madhe nisin punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”

Në kuadër të projektit “Shtigjet e Ecjes”, kanë filluar punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”, në fshatin Krushë e Madhe...

QMF-të në Ratkoc dhe Krushë të Madhe punojnë edhe të shtunën

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka vizituar sot stafin mjekësor në QMF-të, në Krushë të Madhe dhe Ratkoc, staf ky...

Nuk mbylli lokalin, arrestohet një person në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Me vendim të prokurorit,...

Prizren/ Hajnat i vjedhin kompjuterat e laptopat

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë vjedhur disa kompjuter dhe laptop, transmeton PrizrenPress. "Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar...

Këto janë dënimet, nëse i kundërshtoni masat e qeverisë për koronavirusin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për masa të reja për luftimin e koronavirusit në vend. Ndër to janë: Ndalimi i qarkullimit i...

Kina hap sërish kinematë, por shikuesit duhet t’i plotësojnë këto 4 kushte

Saktësisht 205 kinema do të rihapen sot, e shtunë, 28 mars, në Shanghai, raportojnë mediat kineze, transmeton Zeri.info. Me mbi 500 kinema që po riaktivizohen...

Rikthehet në vëmendje vdekja e 2Pac, ish-dedektivi kërkon të arrestojnë vrasësin

Një ish detektiv në Departamentin e Policisë në Los Angeles, i cili ka punuar në çështjen e vrasjes së 2Pac, u ka kërkuar policëve...

Rrah burrin e saj në Prizren dhe largohet nga shtëpia

Dje në Prizren ka ndodhur një dhunë familjare. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, theksohet se një grua e ka rrahur burrin e...

Kurti i kërkon Kushtetueses ta refuzojë kërkesën për masë të përkohshme

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta refuzojë kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për vendosjen e masave të...

Arrestohet shtetasi i Turqisë në Prizren, vodhi 3 mijë euro në “Ria”

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prizren. Ai dyshohet për vjedhje. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, tha se i arrestuari M.B. nga Turqia...

Prizren, një burrë kanoset me armë zjarri

Të hënën është kanosur një burrë në rrugën "Edit Durham" në Prizren. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka informuar se se i dyshuari mashkull kosovar...

Atalanta-Valencia, bomba biologjike që solli shpërthimin e pandemisë

Shkenctarë të njohur kanë deklaruar sot me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika...

4 skenarët e mundshëm nëse rrëzohet qeveria Kurti

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur çka ndodh nëse kalon mocioni i LDK-së kundër Qeverisë Kurti. Hasani ka theksuar se nëse rrëzohet...

“Mua më latë të fundit, s’kam qare pa ardhë te ju”, Adem Mikullovci përshëndetet me Lezen në postimin prekës

Adem Mikullovci ka shkruar një postim shumë prekës për vdekjen e mikessë tij, Leze Qenës. Dje kemi humbur yllin e teatrit e filmit shqiptar, aktoren...

Dalin në orë policore dhe sulmojnë policët, dy të arrestuar në Prizren

Shumë qytetarë nuk po zbatojnë orën policore. Por, disa prej tyre po kundërshtojnë edhe policët që po ndalojnë ata që pon dalin atëherë kur...

Të dielën ndërrohet ora

Nga e diela fillon llogaritja verore e kohës. Natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat e orës do të zhvendosen për një orë...

Lajmet e Fundit

Këto janë barnatoret që do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme në Prizren

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka caktuar barnatoret të cilat do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme. Orari është publikuar nga drejtori, Visar Shehu. Njoftim Barnatoret...

Në Krushë të Madhe nisin punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”

Në kuadër të projektit “Shtigjet e Ecjes”, kanë filluar punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”, në fshatin Krushë e Madhe...

Heqja e taksës 100 për qind për lëndën e parë, në Kosovë hynë rreth 150 kamionë nga Serbia

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën prej 100 për qind për lëndën e parë për produktet nga Serbia dhe Bosnja...

‘E diela e vajtimit’/ Papa Françesku: Sot lutje dhe lot për njerëzimin

Me një bilanc tragjik nga përhapja e koronavirusit në botë, Papa Françesku e cilësoi këtë të diel, si “të dielën e lotëve”.  Ati i Shenjtë,...

Na mëson Nënë Tereza… Mos jeto kurrë pa jetë!

Bota po kalon ditë të vështira. Në kohët moderne, mbase shumëkujt i vijnë “të largëta” fjalët e thjeshta, dalë nga shpirti njerëzor. “Veshur” me...