8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Karaxhiq apelon dënimin e tij me 40 vjet burgim

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, do të nisë më 23 prill një apel drejt gjykatësve të Kombeve të Bashkuara për dënimin e tij me 40 vjet burgim.

Karaxhiq, 72 vjeçar ishte dënuar më 2016 për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Më shumë se 100,000 janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen me dhunë gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995, transmeton rel.

Atij i ishte shqiptuar dënimi nga gjyqtarët e Tribunalit të Hagës, që është mbyllur edhe zyrtarisht në dhjetor të vitit të kaluar.

Presidenti i këtij tribunali, Theodor Meron, ka deklaruar në muajin shkurt se apelet do të shqyrtohen nga Mekanizmi për Tribunale Ndërkombëtare për Krime (MICT).

Prokurorët po ashtu janë duke apeluar dënimin e tij 40 vjeçar, duke kërkuar që të shtohet dënimi me burg.

Vendimi pritet të bëhet i ditur vitin e ardhshëm.

Më Shumë

Muhamed Thaçi: Besoj se Ylli fiton në fund, e mposht në finale Trepçën

Trepça dhe Golden Eagle Ylli janë me një këmbë në finalen e basketbollit kosovar pasi kanë krijuar avantazh prej 2-0 në ndeshjet gjysmëfinale ndaj...

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

Lajmet e Fundit