17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Makina përplas për vdekje 4-vjeçarin

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Një fëmijë 4-vjeçar është përplasur nga një automjet në lagjen “Rus” dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Disa dëshmitarë në vendgjarje thanë për policinë se fëmija me iniciale K.SH. ishte duke luajtur në trotuar, pranë një banese në lagjen “Fahri Ramadani”, në momentin kur është goditur nga mjeti, i cili drejtohej nga 38-vjeçari Jetmir Popa.

Fëmija është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por ka ndërruar jetë rrugës, pa iu dhënë ende ndihma e parë mjekësore.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Shekulli/

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe...

Lajmet e Fundit