11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

OKB-ja pranon fajin për gjenocidin në Srebrenicë

Ban Ki-Moon nderoi viktimat e atij që ai e quajti gjenocidin e Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme në Nju Jork të mërkurën dhe pranoi se OKB-ja kishte dështuar në misionin e saj për t’i mbrojtur ata nga vrasja në korrik 1995.

Ai tha se “vrasja mizore e burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë do të peshojnë përgjithmonë në ndërgjegjen kolektive të komunitetit ndërkombëtar”.

“Sekretariati i OKB-së, Këshilli i Sigurimit dhe shtetet anëtare ndajnë fajin “për masakrat e më shumë se 7,000 boshnjakëve pasi forcat serbe të Bosnjës hynë në atë që supozohej të ishte ‘zonë e sigurt’ e mbrojtur nga OKB-ja”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së gjithashtu risolli në mendje si e kishte prekur emocionalisht vizita e tij në Srebrenicë në vitin 2012: “Do të kujtoj gjithmonë lotët dhe dhimbjen e nënave dhe njerëzve të tjerë, të dashurit e të cilëve u vranë për shkak se kush ishin ata”, tha ai.

Përkujtimorja në Asambleja e Përgjithshme u zhvillua në mes të një debati të vazhdueshëm për rezolutën e propozuar nga Britania në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila dënon çfarëdolloj mohimi se masakrat përfaqësojnë gjenocid.

Serbia, e cila thotë se krimet në Srebrenicë nuk përbëjnë gjenocid, e kundërshton rezolutën, njësoj si edhe aleatja tradicionale Rusia, e cila ka thënë se teksti është anti-serb dhe do të përkeqësojë ndarjet etnike në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç i dërgoi një letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e hënë duke e quajtur rezolutën “të panevojshme dhe të dëmshme”.

“Ajo nuk do të kontribuojë në inkurajimin, forcimin, lehtësimin dhe përshpejtimin e procesit të pajtimit dhe bashkëpunimit”, tha Daçiç në letër.

Rusia i ka propozuar një rezolutë alternativë Këshillit të Sigurimit, e cila nuk përmend gjenocid, por në vend të kësaj dënon në terma të përgjithshëm krimet e kryera gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1992-1995.

Por ambasadorja amerikane e Kombeve të Bashkuara, Samantha Power tha në përkujtimoren në OKB se “ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë” po injoronin të vërtetën.

“Ata po përpiqen të shtrembërojnë faktet historike që janë dokumentuar gjerësisht për më shumë se 20 vjet”, tha Power, e cila mbuloi luftën në Bosnje kur ishte gazetare në vitet 1990 dhe fitoi çmimin Pulitzer për një libër që shkroi mbi gjenocidin.

Ambasadori britanik në OKB, Metthew Rycroft, ndërkohë tha se rezoluta nuk ka për qëllim të përkeqësojë ndarjet apo “të ngrejë gishtin për të fajësuar”, por të përkujtojë viktimat.

Si rezoluta britanike ashtu edhe ajo rusë priten të diskutohen në Këshillin e Sigurimit më 7 korrik. /BIRN/

Më Shumë

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Lajmet e Fundit