16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Vrau burrin në treg, flet Violeta: Kur e qëllova, kuptova se jeta ime kishte marrë fund!

Nëna e dy fëmijëve, 7 dhe 14 vjeç, Violeta Donaj, në rrëfimin e saj para Policisë për vrasjen e bashkëshortit, thotë se gjithçka ka ardhur nga dhuna dhe vesi i tij për të luajtur kumar.

35-vjeçarja, e pyetur nga Policia se ku e ka gjetur armën, ka deklaruar se e ka marrë atë te makina që burrë e grua përdorin për nevojat e familjes, por pa përcaktuar nëse arma i përkiste vetë viktimës.

“Nuk e di sesi e bëra, thjesht kujtoj që mora pistoletën dhe e qëllova. Isha e lodhur nga sjellja e tij, duke luajtur bixhoz dhe duke na krijuar probleme ekonomike e më pas ishte bërë shumë xheloz. U takuam për të vijuar si çdo herë punën tonë, por patëm një debat dhe unë kam hyrë në makinë (familjare), aty kam gjetur pistoletën, të cilën e mora me vete dhe shkova te tregu dhe e kam qëlluar.

Nuk e dija se çfarë po bëja, por e kam parë bashkëshortin e shtrirë dhe kuptova se i kisha dhënë fund gjithçkaje, edhe jetës së familjes sonë. Fillova të dridhesha dhe më pas e kam parë veten të futur në një makinë, derisa erdhi Policia.

Kishim probleme. Mundohesha t’i fshihja duke menduar se gjërat do të rregulloheshin, por nuk ndodhi. Ajo që bëra ishte një moment dobësie dhe lodhje e madhe, duke e përjetuar problemin në familjen tonë”, u ka thënë ajo hetuesve./Panorama

 

Më Shumë

Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Xhemajli Gashi

Ka ndërruar jetë Xhemajli Gashi, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit. Ai ka lënë gjurmë të thella në komunitetin sportiv të qytetit. Xhemajli Gashi ka...

“Beteja 3” në fundjavë

Fundjava pritet të jetë edhe më e ‘zjarrtë’ në basketbollin e Kosovës. Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në...

Lajmet e Fundit