VIDEO/ Reperi i famshëm problematik qëllohet për vdekje, pamje të rënda, tronditet bota e artit

Reperi amerikan XXXTentacion që u bë shumë shpejt i famshëm me dy albume të njëpasnjëshme hitesh ësHtë varrë në moshën 20 – vjeçare.

Ai ishte duke u larguar nga një shitës motorçikletash në jug të Florida të hënën kur një person i armatosur e qëlloi atë.

Policia në BroWard County tha se CCCTentacion që emrin e vërtetë e ka Jahseh Onfroy u dërgua në spital prej ku u shpall i vdekur.

Ai shpesh përshkruhet si një artist repi mjaft kontrovers dhe ishte përbalur edhe me akuzat për dhunë në familje. Reperi është përshëndetur si një talent i shquar sidomos në zhanrin e SoundCloud Rap,

Zyra e Shefirit të qarkut tha se Onfroy po largohej nga pika e shitjes rreth orës 16:00 kur dy persona të armatosur iu afruan. Të paktën njeri prej tyre e qëlloi para se të largohej me vrap nga vendi i ngjarjes në Deerfield Beach që është 69 km larg në veri të Miamit, me një SUV me ngjyrë të errët.

Hetuesit thanë se kjo dukej se ishte një “grabitje e mundshme”. Videoja e postuar në rrjetet sociale tregon si Onfry u rrëzua në makinën e tij.

T

1 / 5

© S

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit