0.2 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Cufa doli në magjistrale dhe magjistroi

Prof.dr. Sabahajdin Cena

RRËFIME NGA
“LUGU I GJERAQINËS”

Cufë Beqa i Vajmedetit kish’ pas dijt me u grah veç kuajve e buallicave. Nuk ja dijke hallin fukarallëkit, nuk ish’ fukara veç për mall, por edhe për mend.

Kur u hyni në modë gyrbeti, kushërinjt ia prunë një bicikletë nga Sllovenia, “Slloveniasport” mo. Dhe për çdo ditë Cufa me bicikletë për të ushtruar dilte edhe në magjistrale, nuk i mjaftonte sokaku i tij, por dilte edhe në magjistrale.

Çka me pa një ditë, nuk dijti për ta ndalur bicikletën dhe prej sokakut doli në magjistrale e përpplaset për një kamion e nuk u kthye më në shtëpi, por e çuan drejt e në spital.

Si u hap lajmi, erdhën fqinjtë edhe e pyesnin Kadënshahën:
– Shka u bo me Cufën, moj?
– E, Cufa, Cufa magjistroi.
– Qysh, moj Kadë?
– Sa ja prunë qat bicikëll, filloi me u shetit nëpër sokak dhe atë ditë u fërfllu në rrugën magjistrale dhe magjistroi.
MASANDEJ E ÇUN NË PRIZREN, NË SPITAL, E SA DOKTORA E RRETHUN, NASHTA EDHE DOKTORON.

Më Shumë

Mbahet mbledhja e parë e ekipit drejtues të Komunës së Prizrenit

Pas konstituimit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe përmbylljes së ciklit të emërimeve të drejtorëve, sot është mbajtur mbledhja e parë e ekipit...

Roberto Bakaj triumfon përsëri, ruan rekord perfekt 16-0 në boksin profesionist

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij profesioniste, duke mposhtur Brayan Santander nga Kolumbia në përballjen...

Lajmet e Fundit