6.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Ekonomia e gjuhës

Shkruan: Prof. Gani Rudaj

Me problemet e Gjuhësisë së Përgjithshme janë marrë shumë studiues. Këtu duhet të përmend F. dë Sosyrin, Roman Jakobsonin, Andre Martine, Rexhep Ismailin e shumë të tjerë. Në këtë punim do të mundohem të merrem me komunikimin.

Fjala komunikim rrjedh nga fjala latine COMMUNICATION, që do të thotë shkëmbim mendimesh ose marrëveshjes me dikë. Duhet të dimë se nuk komunikojnë vetëm njerëzit.

Komunikim kanë edhe kafshët, edhe bimët me gjuhën e tyre. Marrëveshja në mes kafshëve është e lehtë, edhe e bimëve gjithashtu. P.sh. luledielli gjithmonë komunikon me diellin.

Problemi i të komunikuarit qëndron në mes njerëzve. Njeriu më lehtë kuptohet me qenin se me njeriun. Qeni në oborrin e vet leh dhe njeriu e kupton se bën të hyjë pa ardhur i zoti i shtëpisë.

Marrëveshja në mes njeriut dhe qenit është për t`u lavdëruar.

Gjuha është një sistem shenjash tingullore, të cilat janë specifike për anëtarët e një bashkësie të caktuar shoqërore, e që këto shenja na shërbejnë për të komunikuar ndërmjet tyre njerëzit e asaj bashkësie. Gjuha shërben për të këmbyer informata ose për të parashtruar pyetje.

Me këmbimin e informatave gjuha na shërben që të marrim pjesë në ndonjë këmbim mendimesh, në ndonjë ngjarje a ndodhi. Kur të parashtrojmë një pyetje me anë të gjuhës, ne presim një përgjigje nga bashkëbiseduesi. Këtu krijohet problemi i komunikimit në mes njerëzve, madje është një problem i pashpjegueshëm.

Në biseda të zakonshme në mes njerëzve vërehet mungesa e ekonomisë së gjuhës. Kjo mungesë pastaj prodhon edhe mangësi logjike. Falë këtyre mungesave krijohen situatat qesharake gjatë bashkëbisedimit dhe këto situata janë të përditshme. P.sh. takohen dy miq dhe fillojnë bisedën: – Tungjatjeta! A je mirë? Si është baba? Si është nëna? Si janë vëllezërit dhe motrat? Po gjyshi si është?

– Faliminderit ! Po ju a jeni mirë në familje?

Në këtë dialog po vërehet se bashkëbiseduesi i parë bëri aq shumë pyetje të panevojshme në vend që ta përdorë vetëm një fjali, e ajo fjali pyetëse është: A e ke familjen mirë?

Në këtë fjali pyetëse po vërehet mosnjohja e ekonomisë së gjuhës. Bashkëbiseduesi kishte ekonomi gjuhësore sepse me një fjali i tha të gjitha.

Rasti i dytë që dëgjohet çdo ditë dhe për mua shumë qesharak është kur njëri e bën një pyetje ndaj dikujt dhe ky e prêt një përgjigje të dëshiruar nga bashkëbiseduesi, por te ne kjo nuk ndodh ose ndodh rrallëherë.

P.sh. një njeri ka shumë mbëhi për një thirrje telefonike dhe e takon mikun ose prindin dhe i thotë; – A ma jep telefonin tënd për një shërbim të shkurtër? Bashkëbiseduesi në vend që t`ia japë telefonin, ky i bën një pyetje të palogjikshme dhe qesharake; – Për çka po të vyen?

I pari gabim u bë se pyetjes ia ktheu me pyetje, që do të thotë se njeriu që kishte nevojë për telefon nuk e kuptoi se a do të marrë ndihmën prej tij dhe gabimi i dytë është se bashkëbiseduesi nuk po e ditka vlerën e telefonit se ndoshta me të do të shpëtonte një jetë.

Krejt ky bashkëbisedim ka mundur të përfundojë me pjesëzat PO ose JO. Pyetjes nuk duhet t`i përgjigjemi me pyetje sepse krijohet situata e moskuptimit në mes bashkëbiseduesve.

Më Shumë

Enrique: Duam të festojmë titullin sa më shpejtë të jetë e mundur

Një fitore e rëndësishme e PSG-së në transfertë ndaj Montpellier me shifrat 2-6. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i skuadrës parisiene, Luis Enrique, foli...

Nesër sërish mbyllet për qarkullim për 7 orë rruga Prizren – Prevallë, intervenim i radhës për minimin e një shkëmbi

Kompania “Eskavatori”, e cila është duke kryer punimet në projektin e rekonstruimit të rrugës Prizren-Prevallë, njofton se  edhe ditën e nesërme (15.03.2024) nga ora...

Zotërit e fjalës

Lajmet e Fundit