Erdogan paralajmëron masa të ashpra ndaj mediave sociale

Turqia do të përgatisë një projekt-ligj për të kontrolluar platformat e mediave sociale ose për t’i mbyllur ato, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai tha se familja e tij ishte fyer në internet.

Ministri i Financave Berat Albayrak, dhëndri i Erdoganit, njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Twitter se kishte lindur fëmija i tij i katërt. Gruaja e Albayrak, Esra ishte fyer nga disa përdorues, të cilët u arrestuan më vonë, tha ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Presidenti Erdogan njoftoi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të paraqesë një projekt-ligj për të kontrolluar përdorimin e mediave sociale, duke shtuar se një rritje e “akteve imorale” viteve të fundit është pasojë e mungesës së rregullave.

“Këto platforma nuk i përshtaten këtij kombi. Ne duam t’i mbyllim, t’i kontrollojmë ato duke sjellë një projekt-ligj në parlament sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Ai tha se kompanitë e mediave sociale do të detyroheshin të emëronin përfaqësues në Turqi, për t’iu përgjigjur kërkesave ligjore, për të cilat ai tha se aktualisht janë injoruar.

Në muajin qershor, Turqia kritikoi ashpër kompaninë Twitter për pezullimin e më shumë se 7,000 llogarive që mbështesnin presidentin Erdogan, duke thënë se kompania po njollos qeverinë dhe po përpiqet të ridizajnonte politikën turke./REL

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren. Ndeshjet e...

Lajmet e Fundit