8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Fjala thuhet një herë

Shkruan: Enver Sulaj

Dashuria âsht si fletë pentagrami,
Ku gërmojmë arkeologjinë e harrimit.

Nuk fshihet nga truni ajo fytyrë,
As pritjet,
As andrrat,
As trishtimi i bukur.

Në mot,
Dielli ka me i skuqë mollët,
E zâni yt ka me m’dhanë krahë,
Me i ndjekë vitet e harrueme.

Janar, 2020

(Enver Sulaj, “Diell mbi floknajë”, ProkultPress, Prishtinë, mars 2020

Më Shumë

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Lajmet e Fundit