13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Formohet Shtabi Emergjent në fshatin Korishë të Prizrenit

Në Korishë të Prizrenit është formuar Shtabi Emergjent, pas futjes në karantinë.

Ky shtab do të jetë në dispozicion gjatë tërë kohës me shërbime dhe informim të qytetarëve të fshatit.

“Kërkojmë nga qytetaret e Korishës të jenë të kujdesshëm në respektimin e gjitha vendimeve të IKSHPK-se, Kuvendit Komunal, Shtabit lokale si dhe vendimeve te institucioneve të Republikës së Kosovës. Për çdo informacion rreth situatës aktuale në fshatë do të informoheni përmes shtabit lokal dhe mjeteve të informimit, prandaj lusim qytetarët të mos krijohet panik, por të jenë të kujdesshëm në respektimin e masave parandaluese”, thuhet në njoftim të Shtabit Emergjent, transmeton “PrizrenPress”

Fshati Korishë i Prizrenit është prekur nga pandemia e koronavirusit.

Banori i parë i infektuar është shëruar, kurse 70 vjeçarja është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të premten pjesëtarë të Policisë Kosovës kanë bllokuar të gjitha hyrje-daljet e fshatit prej nga vjen e infektuara.

Shumë prej tyre thonë të jenë të shqetësuar me ndalimin që u është bërë atyre të lëvizin jashtë fshatit.

Deri më tani në Komunën e Prizrenit 3 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Lajmet e Fundit