5.2 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Gastronomët paralajmërojnë aksion para Qeverisë, kërkojnë pako prej 10 milionë euro

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po kërkon pako të veçantë ekonomike nga Qeveria e Kosovës për këtë sektorë.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se pas masave të reja të Qeverisë së vendit për mbrojtje nga Covid-19, kërkesë kryesore e tyre është që në këtë sektor të ofrohen të paktën 10 milionë euro.

“Si gjithmonë sektori i gastronomisë ka qenë më i ndikuari negativisht nga pandemia dhe siç po e shihni në qytet ka më pak qarkullim të njerëzve dhe automatikisht ka rënë konsumi”, tha Rukiqi.

“Ne kemi rënë dakord që të kërkojmë pako të veçantë për sektorin e gasteonomisë ku ia kam dërguar një letër kryeministrit Hoti ku kam kërkuar që bizneset që po ballafaqohen me kufizime me u përkrah siç janë përkrah më herët”.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, tha se janë ndër sektorët më te prekur nga pandemia ku një numër i madh i bizneseve të gastronomisë po mbyllen, raporton EO.

“Nëse nuk përkrahemi me ndonjë pako sektori i gastronomisë aksionet nuk do të ndalen dhe ne paralajmërojmë masa tjera sepse jemi dëmtuar shumë dhe stafin tonë që kemi me largu nga puna do ta dërgojmë para qeverisë”, tha ai./EO

Më Shumë

Rexhbeçaj realizon golin e parë sezonal

Mesfushori i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj, e ka regjistruar golin e parë këtë edicion në Bundesligën gjermane. Rexhbeçaj shënoi gol në barazimin 2:2 të Augsburgut në...

Mushkolaj: Dyshimet për hajni më të madhe janë në Prizren

Analisti Imer Mushkolaj në emisionin Debat Plus ka komentuar lidhur me kandidatët e subjekteve politike, për të cilët pas rinumërimit ka rezultuar se kanë pasur mijëra vota më...

Lajmet e Fundit