Ibrahimovic rrezikon karrierën? Milani vë pikat mbi “i” pas dëmtimit

Zlatan Ibrahimovic u dëmtua ditën e djeshme në stërvitje dhe kishte dyshime për një problem me tendinën e Akilit, çka praktikisht do mbyllte sezonin dhe mund të detyronte sulmuesin suedez ta mbyllte me futbollin e luajtur.

Klubi i Milanit ka dalë me një deklaratë dhe sqaron gjithçka. Fatmirësisht Ibra nuk ka asnjë problem me tendinën e Akilit dhe pas 0 ditësh do të bëhet një kontroll i detajuar për të parë gjendjen e futbollistit të Milan.

“AC Milan raporton se Zlatan Ibrahimovic, në stërvitjen e djeshme pësoi një dëmtim të muskulit solis të pulpës së këmbës së djathtë. Tendina e Akilit është krejtësisht e paprekur. Një kontroll me instrumente do të bëhet brenda dhjetë ditësh.

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Lajmet e Fundit