FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy vitet e ardhshme.
Klubi suharekas ka bërë të ditur se marrëveshja e re është rezultat i besimit të ndërsjellë dhe vlerësimit për kontributin e sulmuesit në fanellën portokalli e zi.

“Me përkushtimin, karakterin dhe cilësinë e tij në fushë, Blearti do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e objektivave tona. Besimi i ndërsjellë vazhdon dhe rrugëtimi ynë së bashku sapo është zgjatur”, thuhet në njoftimin e klubit.
Me rinovimin e Tolajt, Ballkani siguron vazhdimësinë e një prej futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës, teksa synon të ndërtojë një ekip konkurrues për sezonin e ri dhe sfidat në arenën evropiane./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
