Inspektorati mbylli edhe një bastore sportive në Malishevë

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, mbrëmë ka mbyllur edhe një lokal afarist, përkatësisht një bastore sportive, e cila nuk e ka respektuar ligjin duke zhvilluar aktivitetin në largësi më pak se 500 metra nga institucionet publike. Kjo bastore, po ashtu kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve, të bërë ditë më parë, që ta mbyll lokalin apo aktivitetin.

“Gjatë aksionit të mbrëmshëm të inspektorëve të Komunës së Malishevës, është mbyllur një bastore sportive, së cilës, më datë 4 qershor të këtij viti, i është dhënë urdhër për mbylljen e lokalit, pasi nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e aktivitetit, por i njëjti kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve komunal”, tha drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati.

Sipas Kastratit, kjo bastore nuk i plotëson kushtet në bazë të ligjit, pasi gjendet më afër se 500 metra nga institucionet publike, prandaj edhe kemi marrë aksionin për mbylljen e lokalit “Ne si drejtori, në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të shkelen ligjet”, deklaroi Kastrati.

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Lajmet e Fundit