13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kizolli: Nuk do të lejojmë riciklimin e qeverive të dështuara në Prizren

Beni Kizolii ,PK1Kandidati i Partisë Konservatore(PK) për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli beson se oferta e tij do të fitojë në zgjedhjet e nëntorit. Ai thotë se Platforma Politike e tij, do të sigurojë dhe rikthej besimin e humbur të qytetarëve të Prizrenit. “Ne kemi për detyrë që t’ia rikthejmë qytetarëve shpresën dhe buzëqeshjen përmes politikave mobilizuese, unifikuese dhe integruese me një alternativë pragmatike dhe racionale të bazuar në parime, duke vendosur si prioritet zhvillimin e qytetit dhe mirëqenien e qytetarëve”, thotë Kizolli për “PrizrenPress”.

Kizolli tregon se arsyeja kryesore që ka shtyrë të kandidojë për kryetar të Prizrenit, ka qenë qeverisja jovizionare, jo profesionale, diskriminuese dhe e pandershme që ka ndodhur deri më tash me Komunën dhe këtë qytet.

Ai pranon se sfida më e madhe mund të jetë vazhdimi i koncepteve të qeverisjeve të deritanishme, përkatësisht riciklimi i partive që kanë dështuar me qeverisjet e tyre.

“Politika e tyre jo etike, jo profesionale diskriminuese dhe antihumane është bërë pjesë e një qytetit, i cili në të kaluarën është njohur për unitet, kulturë,trashëgimi dhe humanizëm”, shprehet Kizolli.

Sipas tij, këto sëmundje janë instaluara nga okupatori dhe të trashëguar nga njerëz të edukuar dhe të inspiruar nga e njëjta filozofi.
“Prandaj, kandidatët e ricikluar dhe disa të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e atyre koncepteve të qeverisjeve është turpi më i madh që ka mundur të gjejë qytetin tonë”, shprehet ai.

Ai thotë se nuk ndijehet i rrezikuar nga kundërkandidatët e partive të tjera politike, pasi që koncepti i tij politik është mobilizues, unifikues dhe integrues. “Pikërisht për këtë fitorja ime dhe Partisë Konservatore të Kosovës do të sigurohet falë vullnetit të qytetarëve e jo pazarllëqeve të individëve”, thotë Kizolli.

Akuzat e fundit në mes PDK-së dhe LDK-së, Kizolli e vlesën si një “luftë gjelash” që qëllim të vetëm ka zhvendosjen e vëmendjes së qytetarëve nga realiteti.“Kjo ‘përleshja e gjelash’ është e vetmja shpresë për aktorët e skenës politike të dështuar, sepse realiteti në këto zgjedhje do të jetë ndryshe ku do të jemi dëshmitarë të ndryshimit të aktorëve të skenës politike lokale dhe nuk do të mundësohet riciklimi i qeverisjeve të deritanishme ,jovizionare”, shprehet Kizolli.

Sipas tij,LDK-ja dhe PDK-ja kanë mbyllur mandatin e tyre në mënyrën me të keqe të mundshme.

“E para e përfundoi mandatin me djegien e dosjeve, ndërsa e dyta po e përfundon mandatin me dosjet e EULEX-it dhe në bankë të zezë”, thotë Kizolli. /PrizrenPress.com/

PrizrenPress: Pse vendoset të kandidoni për kryetar të Komunës së Prizrenit?

Kizolli: Arsyeja themelore për kandidimin tim është pikërisht qeverisja jovizionare, e pandershme, jo profesionale dhe diskriminuese që e ka humbur shpresën qytetarëve në një jetë të dinjintetshem e cila është në shërbim të interesave të grupeve të caktuar e jo të qytetarëve. Ne kemi për detyrë që t’i rikthejmë qytetarëve shpresën dhe buzëqeshjen përmes politikave mobilizuese, unifikuese dhe integruese me një alternativë pragmatike dhe racionale të bazuar në parime, duke vendosur si prioritet zhvillimin e qytetit dhe mirëqenien e qytetarëve.

PrizrenPress: A jeni i sigurt se do t’i fitoni zgjedhjet në nëntor?

Kizolli:  Përcaktimin e fituesit e bënë qytetari. Unë thellësisht besoj se me ofertën time, të cilën do të realizoj përmes Kabinetit për Qeverisje të Mirë dhe Platformës Politike. Do të siguroj besimin e tyre dhe besimi i tyre do të nderoj dhe obligoj mua dhe Kabinetin tim të jemi shërbëtorë të tyre dhe të qytetit.

PrizrenPress: Cili është vlerësimi i Juaj për kandidatët e partive të tjera dhe a frikësoheni se mund ta rrezikojnë fitorën tuaj?

Kizolli: Sfida më e madhe mund të jetë vazhdimi i koncepteve të qeverisjeve të deritanishme, përkatësisht reciklimi i partive që kanë dështuar me qeverisjet e tyre.Politika e tyre jo etike, jo profesionale,diskriminuese dhe antihumane është bërë pjesë e një qytetit,i cili në të kaluarën është njohur për unitet, kulturë,trashëgimi dhe humanizëm.Këto sëmundje të instaluara nga okupatori dhe të trashëguar nga njerëz të edukuar dhe të inspiruar nga filozofia e tij, se interesi personal është mbi të gjitha, se forca është mbi drejtësinë dhe se tirania është mundësi për fuqizim. Andaj, kandidatët të ricikluar dhe disa të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e atyre koncepteve të qeverisjeve është turpi më i madhë që ka mundur të gjejë qytetin tonë. Për këtë unë nuk ndihem i rrezikuar, sepse koncepti dhe vizioni im politik është mobilizues, unifikues dhe integrues dhe alternativat pragmatike dhe racionale të bazuara në parime janë kërkesat e përbashkëta të gjithë qytetarëve të komunës sonë. Pikërisht për këtë fitorja ime dhe Partisë Konservatore e Kosovës do të sigurohet falë vullnetit të qytetarëve e jo pazarllëqeve të individëve.

PrizrenPress: Si e vlerësoni në përgjithësi qeverisjen aktuale të Komunës së Prizrenit ?

Kizolli: Këto ditë jemi dëshmitarë të lojës së ashtuquajtur “përleshje gjelash”, ku njëri sulmon e tjetri mbrohet, dhe anasjelltas dhe e gjithë kjo bëhet me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së qytetarëve nga gjendja aktuale, e cila është produkt i qeverisjeve të këqija të dështuara, diskriminuese dhe të kriminalizuara, ku është rrezikuar uniteti dhe harmonia familjare, ku zeja dhe tregtia janë fundosur si rezultat i politikave jo të drejta ekonomike, ku i riu është lënë në tunelin e errët të pesimizmit, trashëgimia viktimë e sektorit kaotik ndërtimor dhe urbanistik, shërbimi dhe punësimi favorizohen në bazë të tifozerisë partiake. Në fakt kjo “përleshja e gjelash” është e vetmja shpresë për aktorët e skenës politike të dështuar, sepse realiteti në këto zgjedhje do të jetë ndryshe ku do të jemi dëshmitarë të ndryshimit të aktorëve të skenës politike lokale dhe nuk do të mundësohet riciklimi i qeverisjeve të deritanishme ,jovizionare. Nuk mund të them se ka pasur një qasje ndryshe më pozitive të qeverisjes aktuale në krahasim me paraardhsen e saj. E para përfundoi mandatin me djegien e dosjeve, ndërsa e dyta po e përfundon mandatin me dosjet e EULEX-it dhe në bankë të zezë.

PrizrenPress: E konsideroni të domosdoshëm kthimin e qeverisjes së mirë në këtë komunë?

Kizolli: Qytetit dhe qytetarëve jashtëzakonisht u mungon zhvillim ekonomik dhe mirëqenia .Përparësia jonë është pikërisht në faktin se ne ofrojmë një Platformë Politike e hartuar prej Kabinetit tim për Qeverisje të Mirë ,i përbërë prej ekspertëve të dëshmuar në profesionet e tyre. Ne do ofrojmë qeverisje të ndershme, profesionale dhe transparente.

PrizrenPress: Çka do të fitojë Prizreni me zgjedhjen e juaj kryetar i Komunës ?

Kizolli: Me zgjidhjen time kryetar ,Prizreni do të zgjedh një kryetar i cili është i edukuar në frymën e edukatës tradicionale, të bazuar në besimin në Zot. Është i pajisur me arsimim bashkëkohor dhe ndërkombëtar dhe politika e cilit karakterizohet me vendosmëri dhe vullnet të mirë. Ka idenë-platformën politike mobilizuese, unifikuese dhe integruese. Politikën e trajton vetëm si mjet, ndërsa qëllimin kryesor e ka shërbimin ndaj qytetarit. Nuk premton atë që s’mund ta bëjë, ndërsa atë që premton me gjithë forcën e tij njerëzore dhe profesionale do të mundohet ta realizoj. Nuk do të merret me politikat ditore(me politika destruktive dhe jo favorizuese për qytetaret), ndërsa problemet dhe sfidat e shoqërisë do të kenë alternativa pragmatike dhe racionale të bazuara në parime. Kjo zgjedhje do të siguroj një qeverisje vizionare, të ndershme, profesionale dhe transparente, një qeverisje e udhëhequr nga njeriu që siguron menaxhim me duar të pastra, të cilat nuk kanë qenë të zhytura në manipulime, hajni dhe tradhti.Në fund me një kryetar ku qeverisja e tij do të vendos si prioritet zhvillimin e qytetit dhe mirëqenien e qytetarëve dhe cili politikën e vet do të ketë tre objektiva kryesore zëvendësimin i politikave të vjetër me politikë të re, promovimin e koncepteve të reja të zhvillimit ekonomik të komunës dhe mbrojtjen e vlerave tradicionale dhe trashëgimisë kulturore.

PrizrenPress: Si do të luftoni fenomenin e korrupsionit që është instaluar në Komunën e Prizrenit?

Kizolli: Me tolerancën zero ndaj korrupsionit si kancer te shoqërisë sonë dhe me favorizimin e punësimeve të njerëzve të ndershëm, kompetent dhe me qeverisje transparente.

Më Shumë

Pse u varros trupi i Esat Pashë Toptanit në varrezat serbe në Paris! Studiuesi zbulon të vërtetën!

 Studiuesi Sokol  Kika flet për mitin që thotë se trupin e Esat Pashë Toptanit e morën serbët dhe e varrosën në varrezat e tyre...

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

Lajmet e Fundit