8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Shkullaku: Më i rëndësishëm formimi i Qeverisë se një vend pune për Isa Mustafën

ArmandShkullaku-kolumnistBlloku nuk duhet të mendojë vetëm për një vend pune për Isa Mustafën, por duhet të gjejë një zgjidhje për Kosovën. Katër partitë opozitare duhet të heqin dorë nga pozita e Kryetarit të Kuvendit dhe të formojnë Qeverinë. Mirëpo, gjasat janë më të mëdha të shkohet në zgjedhje të reja se sa të arrihet një marrëveshje e re. Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga pozita e Kryeministrit e LDK nuk është e gatshme të marrë përgjegjësinë e qeverisjes së Kosovës. Analisti, Armand Shkullaku, flet për Express.
Express: Sipas jush, cila është zgjidhja e bllokadës politike në Kosovë, ku PDK dhe as Blloku nuk po heqin dorë nga pozita e Kryeparlamentarit?

A. Shkullaku: Po të kisha zgjidhja do të kandidohesha vetë për Kryeministër të Kosovës. Por, situata është tepër e komplikuar. Për mendimin tim do të thosha që normalisht që ai që duhet të tërhiqet është ai që është më i forti. Më i forti duhet të tregojë një shenjë tolerante. Mendoj se pozita e të fortit, në këtë rast, është ajo e bllokut opozitar, të cilët i kanë numrat dhe mund të bllokojnë edhe zgjedhjen e Kryeparlamentarit. Por, më vonë mund të formojnë Qeverinë dhe të kenë Kryeministrin, gjë që është normale për disa forca politike që kanë shumicën në Kuvend. Në këtë rast, Blloku duhet të bëjë një tërheqje. Deri tani kemi parë që Blloku opozitar në Kosovë ka qenë në pozita refuzuese dhe përjashtuese ndaj PDK’së dhe Hashim Thaçit. Duke dashur ta largojnë Thaçin nga pushteti, Blloku nuk ka pranuar në asnjë negociatë, duke deklaruar se pozita e Kryeministrit, por edhe ajo e Kryeparlamentarit duhet t’i takojë Bllokut. Logjikisht, Blloku edhe mund të ketë të drejtë të mendojë një situatë kështu, por në anën tjetër kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim nuk ia jep të drejtën e Kryeparlamentarit Bllokut opozitar. Në këtë moment, mendoj, Blloku duhet të mendoj më shumë për t’ia bërë një zgjidhje Kosovën se sa t’ia gjej një vend pune Isa Mustafës. Më duket situatë paradoksale që Blloku nuk tërhiqet nga një pozitë e parëndësishme, ndërkohë që kanë në dorë kontrollin e Parlamentit dhe të udhëheqin Qeverinë e ardhshme. Mendoj, se Blloku nuk e bën këtë tërheqje për faktin e thjeshtë se Blloku e ka një marrëveshje të brishtë brenda vetës. Një marrëveshje, e cila mund të prishet nga çasti në çast. Në qoftë se Ramush Haradinaj ka vendosur një kusht që nuk tërhiqet nga pozita e Kryeministrit pavarësisht se ka marrë tetë apo nëntë për qind të votave, mendoj, se LDK si partia më e madhe nuk mund të dalë nga kjo marrëveshje vetëm me një grusht ministrash. Posti i Kryetarit të Kuvendit do të ishte një post si të thuash më shumë prestigji se sa një pozitë e rëndësishme për Isa Mustafën. Nëse Isa Mustafa do të tërhiqej, LDK do të ishte e pakënaqur me këtë marrëveshje. LDK hyri në zgjedhje për t’i fituar ato, Isa Mustafa ishte kandidat për Kryeministër dhe në këtë situatë nëse LDK nuk do të kishte asnjë benefit prej kësaj marrëveshje, atëherë humb arsye e ekzistencë së Bllokut. Edhe për Vetëvendosjen do të ishte problem, në këtë rast, sepse një tërheqje e Bllokut do të vinte në pikëpyetje edhe situatën për Vetëvendosjen në Qeveri. Bllokut i takon ta bëjë hapin pas dhe të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Për aq kohë sa Blloku nuk e bën këtë hap, ne nuk kemi çka t’i bëjmë Hashim Thaçit. Vetëm t’i kërkojmë të largohet nga Kosova.

Express: Janë duke u përmendur emra të ndryshëm për pozitën e Kryeministrit në një Qeveri teknike. A është duke u krijuar situata që Shef i Qeverisë të mos votohet as Hashim Thaçi, as Ramush Haradinaj e as Isa Mustafa?

A. Shkullaku: Varet se si do të rrjedhin ngjarjet më pas. Nga jo që di unë kam përshtypjen se PDK do të ishte e gatshme të ketë një Qeveri me bazë të gjerë, ku Kryeministër do të mos ishte Hashim Thaçi dhe as ndonjë figurë e rëndësishme e PDK’së, por të ishte dikush me reputacion, person i aftë profesionalisht… Edhe në këtë rast është e vështirë për aq kohë sa Blloku ka një pikë tepër të fortë dhe një pikë që brenda Bllokut është e panegociueshme që Ramush Haradinaj të bëhet Kryeministër. Nëse z. Haradinaj do të kishte qenë fleksibël në këtë rast, që Blloku ta kishte Qeverinë dhe që pozita e Kryeministrit të diskutohej, pra, mendoj se shumë gjëra do të ishin zgjidhur. Në këtë rrafsh, mendoj se është zgjidhja tepër e vështirë dhe unë i shoh zgjedhjet e reja si opsion se sa tërheqjen e Bllokut nga kushtet që ka vënë.

Express: Rrjedhimisht, sipas jush, Blloku më të favorshme e ka situatën të tërhiqet nga pozita e Kryeparlamentarit se sa të shkohet në zgjedhje të reja e ku pastaj nuk dihet se kush do të dalë fitues e kush humbës?

A. Shkullaku: Patjetër, më duket absurde që një grupim politik që ka shumicën, që mund të emërojë Qeverinë e re, të kapet pas postit të Kryetarit të Kuvendit me çdo kusht duke krijuar situatën në të cilën ndodhet Kosova. Blloku duke tejkaluar kredon e vet e vë PDK’në në pozitën e viktimës dhe nuk mund t’i marrë gjithçka dikujt. Në një moment duhet të tregohesh edhe tolerant, në qoftë se dikush ka shumicën në Kuvend, nuk mund të pretendojë që të ketë me çdo kusht edhe Kryetarin e Kuvendit.

Express: Disa zyrtarë të LDK’së kanë kërkuar ridizajnimin e marrëveshjes së Bllokut në mënyrë që Isa Mustafa tëbëhet Kryeministër. Këtë ide e kanë hedhur poshtë nga zyrtarët e AAK’së. Shihni ndonjë mundësi që të ketë ndryshim të marrëveshjes për ndërtimin e institucioneve?

A. Shkullaku: E thashë edhe më parë, në këto ditë që kemi parë dhe kemi ndjekur zhvillimet në Kosovë, mendoj se pozita e Ramush Haradinajt si Kryeministër është e panegociueshme nga AAK’ja. Në këtë moment, gjithçka tjetër derivon prej kësaj. Do të ishte normale që partia më e madhe brenda Bllokut të kishte pozitat më të larta drejtuese, por sa duket LDK është e dobët, jo vetëm në beteja tradicionale, por është e dobët edhe në negociata. LDK më tepër po angazhohet të sistemojë disa individë brenda saj, se sa të ketë vullnet dhe përgjegjësi për ta marrë në përsipër qeverisjen e vendit. Ne e dimë se Haradinaj është treguar më tepër energjik, shumë më tepër përgjegjësimarrës në raport me të tjerët për të qeverisur vendin. Atij i mungojnë votat që është një problem shumë i madh. Sepse LDK i ka votat por nuk ka energji e duhur për t’u imponuar në negociata. Pra, këto probleme që janë brenda Bllokut mendojë janë kryesoret që vështirësojnë zgjidhjen e mëtejshme të problemit. Domethënë është absurde të akuzohet Hashim këto probleme që janë brenda Bllokut mendojë janë kryesoret që vështirësojnë zgjidhjen e mëtejshme të problemit. Domethënë është absurde të akuzohet Hashim Thaçi kur dihet se Thaçi s’ka asgjë në dorë.

Express: A e kanë kurajën Mustafa e Haradinaj të ridizaojnë marrëveshjen dhe të heqin dorë nga pozita e Kryeparlamentarit?

A. Shkullaku: Sa i takon z. Haradinaj, ai nuk besoj se tërhiqet nga pozita e Kryeministrit. Një tërheqje e z. Haradinaj do të thotë edhe një dobësim për AAK’në, të cilën ne e pamë në zgjedhjet e fundit, ku Haradinaj ishte pjesëmarrës në to. Kishte më pak vota se në zgjedhjet e kaluara. Ndërkohë, për z. Mustafa kam një dilemë, mendoj se për shkak të fryme më tolerante edhe mund të tërhiqej nga kjo pozitë, por çështja komplikohet edhe më tej kur mendon

Më Shumë

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim...

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

Lajmet e Fundit