17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Jemi e zeza e vetes!

Nga: Agron Halitaj

– Ku janë rezultatet e gjithë atyre takimeve me biznesmenë e investitorë të jashtëm që i proklamonin pareshtur Ramush Haradinaj, Endrit Shala, Besim Beqaj, Behgjet Pacolli, Bedri Hamza e Dardan Gashi?

– Ku janë rezultatet e pjesëmarrjeve nëpër gjithë ato konferenca ndërkombëtare për investime?

– Ku janë rezultatet e pjesëmarrjeve nëpër gjithë ato forume të biznesit?

– Ku janë rezultatet e pjesëmarrjeve nëpër gjithë ato panaire të punës?

– Ku janë rezultatet e gjithë atyre vizitave që janë zhvilluar deri në shtetet më të largëta të botës?

Përgjigja në të gjitha këto pyetje është “Zero”.

Raporti i “FDI Intelligence” na e vërteton këtë. Aty, Kosova, jo që s’është e fundit, por as nuk figuron fare si vend në të cilin është bërë ndonjë investim i ri me potencial për më shumë vende pune.

Çfarë kuptojmë nga kjo?!

Të gjithë ata që u përmenden më lartë, bashkë me qindra këshilltarë e nëpunës të shtetit që u kanë shkuar pas, kanë shpenzuar kot taksat tona. I kanë mbushur xhepat me mëditje dhe janë sorollatur rrugëve të metropoleve botërore. Kanë prenotuar hotele të shtrenjta dhe kanë ngrënë dreka e darka me paratë e vjela prej qytetarëve më të varfër në gjithë kontinentin.

Të njëjtit, dhe jo vetëm ata, i kemi dëgjuar e do t’i dëgjojmë prapë duke bërë premtime të reja – pa u skuqur fare.

Dhe, prapë do të ketë mjaftueshëm njerëz që do t’u besojnë dhe do t’ua japin votën!

Prandaj, sërish e sërish do të kemi pushtetarë që na e gërryejnë shtetin dhe na e vrasin perspektivën!

Arsye për t’u hidhëruar me të tjerët nuk kemi.

Ne i tolerojmë të këqijtë.

Ne jemi e zeza vetës!

Më Shumë

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Tentim vrasje në Dragash: Dyshohet se dhëndri e ka plagosur vjehrrin

Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në Dragash. Dyshohet se dhëndri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vjehrrit të tij. Si pasojë ai ka...

Lajmet e Fundit