15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Djali i heroit Xhevat Berisha, i bashkohet PDK-së

Bear Berisha, djali i heroit të Kosovës, Xhevat Berisha i është bashkuar PDK-së.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mirëpritur aderimin e Bearit, shkruan “PrizrenPress”.

Postimi i plotë i Veselit

PDK është shtëpi e madhe politike. Çdo ditë familjes sonë po i bashkohen të rinj që duan të angazhohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Kosovë. Njëri nga ta është edhe Bear Berisha, djali i Heroit të Kosovës, komandantit të parë që ra heroikisht në rajonin e Vërrinit të Prizrenit, Xhevat Berisha. Një familje që ka dhënë shumë për Kosovën, por kurrë nuk i është njohur merita dhe kontributi për lirinë e vendit.

Ardhja e Bearit në rrugëtimin tonë politik është edhe e një rëndësie tjetër të veçantë, sepse ai kthehet nga Austria ku kishte emigruar pas luftës për shkak të nevojës për të punuar dhe mbajtur familjen. Beari po e vazhdon betejën e babait të tij për një Kosovë më të mirë, por me mjete të tjera.

Unë, Beari dhe PDK-ja, do të bëjmë çmos që t’i mbajmë të rinjtë në Kosovë, ta zhvillojmë ekonominë dhe ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ashtu siç kemi fituar para 20 vjetësh, do të fitojmë edhe sot.

Më Shumë

Peja triumfon ndaj Yllit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1. Te...

Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës. Kështu bëri të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit