17.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

KEDS ndihmon Gratë e Krushës

Në hyrje të Krushës së Madhe një fabrike e re ka filluar të marrë formë. Ajo tashmë është në fazat e fundit të ndërtimit dhe së shpejti aty pritet të fillojë puna e Grave të Krushës, të cilat me produktet e tyre kanë arritur të depërtojnë edhe në tregun ndërkombëtarë.

“Tash e tutje ato do të ketë furnizim më kualitativ me energji elektrike. Kjo pasi KEDS ka përfunduar një projekt investiv atje. Është vendosur trafo tërësisht e re së bashku me të gjitha stabilimentet përcjellëse dhe rrjet i ri nëntokësorë, që do të ofrojë kapacitetet e nevojshme energjetike për operim të rregullt të Kooperativës “Gratë e Krushës””, thuhet në njoftim.

Ky investim ka gëzuar tej mase edhe Gratë e Krushës, të cilat tash e disa vite përmes produkteve që shesin, gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre. Drejtoresha e kooperativës “Gratë e Krushës”, Fahrie Hoti ka thënë se fal përkahjes së KEDS është rritur siguria në furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, e cila sipas saj, do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në punët e tyre ditore.

“Ne kemi filluar ndërtimin e fabrikës se re e cila pritet së shpejti të funksionalizohet. Për ne, primare ka qenë sigurimi i energjisë elektrike atje, në mënyrë që punët ditore t’i realizojmë pa vështirësi. Duke e falënderuar KEDS-in, fabrika tashmë ka një trafo të re e cila do të ofrojë kapacitetet e nevojshme për operimet tona”, ka thënë Hoti.

KEDS po vazhdon me investime në rrjetin energjetik çdo ditë anekënd Kosovës, që tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër konsumatorit për t’i mbështetur aty ku është nevoja. /Telegrafi/

Më Shumë

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash pajiset me mjete teknike falë KFOR-it Italian

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash është pajisur dje me një kontingjent të ri mjete teknike, të cilat do të rrisin efikasitetin dhe cilësinë e...

Nisma Socialdemokrate hap sot fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se sot do të mbajë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në këtë qytet, me një ngjarje publike që...

Lajmet e Fundit