11.7 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Komuna e Prizrenit prezanton ueb-faqen e re të turizmit

Komuna e Prizrenit të hënën ka prezantuar ueb-faqen e re të turizmit.

Autoritetet lokale kanë theksuar se në këtë ueb-faqe do të ofrohen të gjitha informatat e nevojshme për vizitorët.

Kryetari Mytaher Haskuka ka theksuar se në periudhën e pandemisë sektori i turizmit është prekur shumë dhe se me informatat e ofruara në këtë ueb aktualisht synohet që të stimulohet turizmi i brendshëm, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut si dhe diaspora.

“Shpresojmë që ata që donë me pa se çka mund të bëhet në Prizren të hyjnë në ueb faqe me i marrë informatat e duhura për qytetin tonë, por edhe ofertat turistike që i ka Prizreni”, ka thënë Haskuka. Sipas tij, turizmi mbetet prioritet i Komunës së Prizrenit.

Drejtoresha e Turizmit në Komunën e Prizrenit, Sevil Kazaz, ka theksuar se në ueb-faqen e turizmit mund të gjenden informatat, ofertat turistike, trashëgimia kulturore e natyrore, si dhe vendet për vizita që janë të prezantuara me hartë.

Ndërkaq Armend Aliu nga “Spinp Agency” ka bërë të ditur se kjo ueb-faqe është dinamike dhe se në të janë të potencuara të gjitha elementet e sektorit të turizmit në Prizren.

Sipas zyrtarëve komunalë kontrata për krijimin dhe mirëmbajtjen e kësaj ueb-faqeje është 3 vjeçare, me një kosto prej 11 mijë e 900 eurove./KOHA/

Më Shumë

Mbrojtja e Thaçit kërkon që t’ lejohet që Bislim Zyrapi të shtohet në listën e dëshmitarëve të saj

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka kërkuar trupit gjykues që Bislim Zyrapi të jetë në listën e saj të dëshmitarëve në gjykimin në të cilin...

Zonat që do të mbesin pa rrymë sot në Prizren

KEDS ka bërë të ditur se të premten do të realizohen punime nga pala e tretë, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë...

Lajmet e Fundit