14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Kthimi i Majlindës në garën e madhe ku shkëlqen gjithnjë

Në lagjen parisiene të famshme për xhudo “Bercy”, Majlinda Kelmendi do të zhvillojë garën e parë të vitit. Të shtunën, kampionia olimpike do të garojë në Grand Slamin e Parisit, që njihet si gara më prestigjioze e xhudos.

Grand Slami i Parisit zhvillohet në arenën “AcorrHotels Arena”, që ka kapacitet prej 14.500 ulëseve. Në pjesën e luftërave finale të Grand Slamit, kjo arenë zakonisht është e mbushur me shikues. Pikërisht numri i madh i shikuesve e bën Grand Slamin e Parisit garën më prestigjioze të xhudos.

Majlinda Kelmendi ka shijuar shpesh atmosferën madhështore në Grand Slamin e kryeqendrës franceze. Ajo kthehet në garën e Parisit pas tre vjetësh. Në dy vjetët e kaluar kishte telashe me lëndime, dhe për këtë nuk garoi në Paris. Së fundi ishte paraqitur në vitin 2017, kur fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë. Në fakt, Majlinda 28-vjeçare plot katër herë rresht ka fituar të artën në Paris. Seria nisi në vitin 2014, ndërsa vazhdoi në vitet 2015, 2016 e 2017. Në dy dekadat e fundit vetëm legjenda franceze Teddy Riner kishte më shumë medalje të arta rresht. Ai fitoi rregullisht nga viti 2008 deri në vitin 2013, shkruan Koha Ditore.

“Besoj që jam në formë të mirë momentalisht. Kjo garë ka rëndësi edhe më të madhe për mua, për shkak të pikëve dhe ranglistës olimpike”, ka thënë Majlinda Kelmendi të enjten për gazetën. Ajo pranon se ndihet shumë mirë në garën e Parisit. “Parisi është gara ime e preferuar. Pesë vjet rresht kam shkuar në finale, ndërsa katër herë rresht kam fituar të artën. Besoj që edhe kësaj radhe do të shkojë çdo gjë mirë”, ka shtuar ajo.

Majlinda ka përvojë dukshëm më të gjatë në Grand Slamin e Parisit. Për herë të parë ka garuar në vitin 2010. Në vitin 2011 u rendit e pesta, njëjtë si në vitin 2012. Në vitin 2013 fitoi medaljen e argjendtë e më pas vetëm të arta. Paraqitja e saj vazhdimisht është përcjellë me vëmendje nga tifozët e xhudos në Francë, që njihet si vend i xhudos…

Më Shumë

Suhareka dhe Ferizaj drejt Superligës së Kosovës pas fitoreve

Liga e Parë në të dyja grupet, A dhe B, po vazhdon, ku nuk po mungojnë problemet, ndërsa skuadrat që synojnë elitën kanë vazhduar...

Një muaj paraburgim për shoferen e cila dyshohet për vdekjen e dy personave në Shirokë të Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren e ka aprovuar kërkesën për një muaj paraburgim ndaj shoferes e cila është e dyshuar për vdekjen e dy persona...

Lajmet e Fundit