13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

“04 Band”, grupi i përbërë nga “jo muzikantët”

Intervistë me grupin “04 Band” 

– Si dhe kur është formuar grupi dhe pse e keni emëruar “04 Band”?

Ideja e emrit të bendit është shkaku që jemi katër anëtarë dhe tjetra sipas targave të makinës që i ka Prizreni.

Grupi është formuar rastësisht kur jemi mbledhur që të performojmë si shoqëri në një mbrëmje humanitare në Prizren.

 – Cili është formacioni i grupit dhe cilin zhanër të muzikës e performoni?

Formacioni i grupit është: kitarist Uliks Hoxhaj dhe Jeronim Susuri, Miran Ferati në kajon dhe vokalist Hysen Kafexhiu. Zhanri i muzikës që performojmë është pop rock dhe këngë të vjetra qytetare shqip.

– Performancën e parë si “04 Band“ si e kujtoni?

Performanca e parë normalisht që nuk harrohet kurrë, ajo ishte organizuar nga Krenare Koqi në një kafene në Prizren.

– Jeni shumë të kërkuar në mbrëmjet muzikore në Prizren. Po  jashtë qytetit të Prizrenit?

Kryesisht në Prizren jemi të kërkuar jashtë mase, por pa i harruar edhe qytetet e tjera në Kosovë dhe jashtë saj, ne kemi performuar në Prishtinë,  Gjakovë, Rahovec, Tiranë, Durrës, etj.

– Përveç muzikës me çka merreni?

Është interesante se anëtarët e bendit janë me profesione që s’kamë të bëjnë me muzikë. Jeronimi është magjister i kimisë dhe fizikës, profesor në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, Mirani është profesor i fizikës, Uliksi është ekonomist dhe Hyseni ka përfunduar për teknologji informative. Kështu muzika për ne është punë e dytë që e bëjmë. Me muzikën qe ne bëjmë përpiqemi ta kultivojmë dhe ta risjellim në treg këngë e vjetër shqipe në formë akustike. Përpos muzikës dhe profesioneve tona ne bëjmë edhe Show por e gjitha varet në ambientin ku performojmë.

 – A planifikoni të keni më shumë këngë tuajat në repertor apo ndoshta edhe ndonjë album?

Kryesisht bëjmë cover në shqip dhe anglisht, para disa muajsh kemi lansuar këngën tonë me videoklip “Te kam xhan”, por nuk do të thotë që do të ndalemi me kaq, normal qe jemi rrugës për këngë të reja. /Gazeta Observer/

 

Më Shumë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

Lajmet e Fundit