Vetëm emrin e ka lule

Enver Sulaj

Për buzët që i kafshova të njoma gjak e të zjarrta prush
Për amshimin e shpirtit, për djallin, Budën, Krishtin, Muhamedin
Për lotët për gëzimin për këngën çmendurake majë lisi
Për tradhtitë për heronjtë për besën e thyer para pragut të shtëpisë në pranverë
Për vuajtjen sa bjeshka për rrugët që s’kanë të sosur që s’kanë fill
Për miqtë për armiqtë për kafenetë për kurvat e trishta majë honesh
Për të gjitha për të thënat për të pathënat thashethemet fjalët vrastare
Për librin e fjalëve për katin e fundit të historisë së dhembjes
Për të gjallët për të vdekurit për marrëzitë netëve të vona
Për muajin e mjaltit për muajin e pelinit për shijen e hidhur të ëmbëlsirës
Për poezinë për vetminë për kasollen pranë malit ku ra luftëtari
Për politikanët për gënjeshtarët për të gjithë që shtypin palcën e shpirtit
Për shenjtorët pasardhësit e tyre jetën vdekjen përjetësinë
Për gurin e varrit, për drurin e varrit për kambanën për zërin e çjerrë
Për lulet për pranverën për aromën e tërfilit të pakositur
Për të gjitha për lotët e ndarjes për fjalët e pathëna
Për fjalët e thëna gabimisht për pendimin për zhgënjimin
Për taket e këpucëve për fluturimin e fluturës për ngjyrat e ylberit
Për ngrohtësinë e jetës për frikën për puthjen në vend të punës
Për ikjet për natën për fshehjet ditën për shmangien nga takimet
Për lulet e këputura për dhuratat e papritura ditën e Shën Valentinit
Për tortën e pangrënë për ditëlindjet pa qirinj
Për telefonatat e frikshme për mesazhet deliriante
Për adhurimin fisnk për shenjtërinë e figurës për tragjikën e jetës
Për të gjitha të bërat për të gjitha të pabërat
Për fjalën për heshtjen…

Amin

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit