16.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Drajçiqi në Prizren mbetet pa shkollë, serbët kundërshtojnë nga 2013-a

Në mungesë të shkollës në fshatin e tyre, Drajçiq të Prizrenit, çdo ditë nxënësit udhëtojnë rreth 18 km për ta vijuar mësimin në shkollën e fshatit Mushnikovë.

Për ndërtimin e shkollës së re në fshatin e tyre ka vite që po presin, por ajo është shkatërruar nga vjetërsia.

Ndërtimi i objektit të ri po kundërshtohet nga komuniteti serb me arsyetimin se ai mund të jetë aset i trashëgimisë kulturore dhe se është afër Kishës, raporton KTV.

Drejtori i shkollës në Mushnikovë, Sedat Bajrami, thotë se problemi është politik ngase, sipas tij, serbëve u pengon që procesi mësimor zhvillohet në gjuhën shqipe.

Ai tregon se në vitin 2013 ishin bërë të gjitha përgatitjet dhe ishte siguruar buxheti për nisjen e punimeve por ato ishin ndalur nga Komuna me kërkesë të ish-ministrit për komunitete dhe kthim Dalibor Jevtiq.

Banorët duan ndërtimin e shkollës dhe thonë se pengesa që vjen nga serbët është e padrejtë.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, në anën tjetër, ka thënë se kanë qenë duke punuar që problemi me kundërshtimet e komunitetit serb të zgjidhet me marrëveshje.

KTV-ja ka tentuar të bisedojë me ish-mësuesin serb në këtë fshat, Tomislav Tomiq, nga i cili kanë ardhur vazhdimisht kundërshtimet, por ai nuk ka pranuar të flasë për televizionin.

Më Shumë

Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra –...

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

Lajmet e Fundit