14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Kosova humb edhe një afat për vizat

Komisioni LIBE ka mbështetur rinisjen e negociatave teknike me Këshillin e BE-së për heqjen e vizave për Kosovën. Por pavarësisht kësaj, sipas ekspertëve të integrimit, Kosova tashmë ka humbur shansin për ta finalizuar procesin e liberalizimit përgjatë këtij viti.

 

Komisioni i Parlamentit Evropian për Drejtësi, për Punë të Brendshme dhe për Liritë Qytetare (LIBE) ka mbështetur rinisjen e negociatave teknike me Këshillin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Mirëpo me gjithë këtë mbështetje të Komisionit LIBE ekspertët e integrimeve thonë se ka pak gjasë të ndryshojnë gjërat për Kosovën. Sipas tyre, ky rekomandim është vetëm përsëritje e veprimit të 30 gushit të vitit 2018, për shkak të legjislaturës së re të PE-së.

Në anën tjetër, deri në fund të vitit 2019 Këshilli i Ministrave të BE-së do të mbajë dhe dy takime dhe në agjendën e asnjërit takim nuk përfshihet çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ekspertët shpjegojnë që tashmë janë të dakorduara pikat e këtyre dy takimeve dhe se çështja e Kosovës nuk është në agjendë. Sipas tyre, nuk ka gjasë që liberalizimi i premtuar nga Qeveria për vitin 2019 të ndodhë. Siç thonë ata me shumë gjasë ky proces do të shtyhet për vitin 2020, atëherë kur Presidenca e BE-së do t’i kalojë Kroacisë e Gjermanisë.

Në anën tjetër Ministria për Integrime Evropiane me gjithë insistimin e gazetës nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje. Ndërkohë nga Komisioni për Integrime Evropiane i legjislaturës së kaluar thonë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se nuk është më në dorën tonë…/zëri/

Më Shumë

Në Suharekë përkujtohet atdhetari Fadil Vata

Në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës është përkujtuar sot atdhetari Fadil Vata, në 36-vjetorin e ndarjes nga jeta. Me këtë rast, pranë varrit të tij...

RTSH shpall këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e Pranverës

Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar listën e këngëtarëve konkurrues të Festivalit të Pranverës. Ky aktivitet, për të cilin ka nostalgji nga disa breza artdashësish, rikthehet...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit