11.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Drejtoria për Kulturë e Prizren fton të interesuarit për subvencione

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren u bënë thirrje publike të gjithë individëve dhe organizatave të fushës së kulturës, rinisë dhe sportit me veprimtari në Prizren, të dorëzojnë projekt-propozimet e tyre dhe njofton se afati i fundit për aplikim është 27 mars (e marte) 2018.

Thirrja është hapur me datë 7 mars 2018 dhe do të qëndrojë hapur për 15 ditë pune, ndërsa projekt-propozimet dorëzohen në zyrat e Drejtorisë. Kjo thirrje vjen si bashkëpunim ndërmjet Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren ku si aktivitet i parë i përbashkët është edhe përpilimi i kësaj thirrje për subvencione.

Për këtë thirrje Komuna e Prizrenit ka ndarë një buxhet prej 130.000 eurosh dhe do të ndahet për aplikime që do të ndahen në tri lote. Vlerësimi i projekteve do të bëhet nga një komision profesional pesë anëtarësh, të cilët do t’i vlerësojnë projektet me sistem të pikëve në bazë të udhëzuesit për vlerësim.

Formulari për aplikim mund të shkarkohet në vegzën: https://kk.rksgov.net/prizren/news/njoftim-nga-dkrs-se-per-thirje-publike/

Më Shumë

Rriten sërish çmimet e produkteve esenciale

Sipas Agjencisë së Statistikave inflacioni në Kosovë ka vazhduar të thellohet dhe çmimet e produkteve esenciale vazhdojnë të ngritën. Në anën tjetër qytetarët e...

Shqetësime për shëndetin e Mike Tyson para duelit me Jake Paul

Shqetësime të reja janë ngritur në lidhje me ndeshjen e ardhshme profesionale midis YouTuber-it të kthyer në boksier Jake Paul dhe ish-kampionit të peshave...

Lajmet e Fundit