Kallëzim penal ndaj një qytetari në Prizren

Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prizrenit, e ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore, një kallëzim penal ndaj një qytetari, i cili ka bërë shkatërrimin e një objekti të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të qytetit.

“Fjala është për objektin e mbrojtur nga lista e trashëgimisë së Ministrisë së Kulturës (shtëpia e familjes Hisari) e ndërtuar në shekullin XIX:, njofton Komuna e Prizrenit.

“Sipas ligjit në fuqi, dëmtimet dhe shkatërrimet e paautorizuara të objekteve të mbrojtura në Republikën e Kosovës janë të dënueshme”.

“Ftojmë qytetarët që të mos ndërmarrin veprime të tilla në të ardhmen pa pëlqimin e organeve kompetente”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit