16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ekspozitë me histori të popullit amerikan në Muzeun e Kosovës

American Life-Wild Wild West-ekspoziteNjë ekspozitë shitëse me rreth 70 fotografi të një koleksioni nga Biblioteka e Kongresit e quajtur “American Life-Wild Wild West”, do të shfaqet nga sot deri më 31 tetor 2014, në Muzeun e Kosovës, në Prishtinë, nën organizimin e Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim (KAEF) dhe me përkrahje të Këshillit Amerikan për Arsim Ndërkombëtar.

Ky projekt do jetë i pari i këtij lloji dhe do mundohet të krijojë një tregim dokumentar nëpërmjet fotografive artistike dhe transmetimit të historisë dhe ngjarjeve të popullit amerikan tek populli i Kosovës dhe vendet fqinje. Duke filluar nga fundi i shekullit 19, tregimi ‘American Life’ do ofrojë një shikim më të thellë në jetën, traditën, sfidat, sferën kulturore dhe do të demonstrojë edhe evolucionin dhe transformimin e shoqërisë, ekonomisë dhe pop kulturës, transmeton Kosovalive.

Kjo ekspozitë do të përfshijë imazhe të Bibliotekës së Kongresit, për herë të parë në Kosovë, nga koleksioni i shtypit dhe ai i fotografive.

Koleksioni C.H. Grabill, për të cilin mendohet të jetë ndër më të mëdhenjtë që kanë mbijetuar nga ky fotograf i talentuar i fotove të hershme ‘western’ – prezanton imazhe të krijuara mirë, me tonin sepia, dhe përmbledhin lëvizjet e kolonive perëndimore në Dakotën jugore dhe Wyoming, si dhe dokumenton efektet e tyre në zonat e komuniteteve autoktone.

Ndërsa, koleksioni ‘Edward S. Curtis’ ofron një vështrim unik të punës së këtij artisti në kulturën autoktone. Koleksioni në eskpozitë përfshin një sëre portretesh individuale apo grupore, si dhe kostume tradicionale e ceremoniale, vendbanime dhe streha të tjera, bujqësinë, artizanate, rituale dhe ceremoni, vallëzime, lojëra, përgatitje ushqimesh, transport, dhe pejsazhe të tjera.

“Ne jemi të ngazëllyer që miqve tanë kosovarë do t’u ofrojmë këto pamje nga historia dhe kultura amerikane. Përmes KAEF-it, kemi pasur fatin të mësojmë shumë për historinë dhe traditat kosovare përderisa vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një komunitet të vazhdueshëm; ne po ndajmë me ju të gjitha aspektet e kulturës sonë për të promovuar mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka theksuar Miriam Parel, Shefe për Strategji dhe Zhvillim brenda Këshillit Amerikan.

Fondi Kosovaro Amerikan për Edukim (KAEF) do jetë përfitues i shitjeve të këtij koleksioni fotografish. Asnjëherë të ekspozuar më parë, këto fotografi ne shitje ofrojnë mundësinë e vetme për t’i blerë këto imazhe historike dhe unike.

Më Shumë

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit