Filmi “Gold” i Bujar Alimanit në shesh xhirim

Filmi Gold-xhirimetRegjisori Bujar Alimani i njohur për filmin “Amnistia”, i cili pati premierën e filmit në Berlinale, fillon projektin e tij të ri “Gold”, që është koproduksion Kosovë-Shqipëri me producent Valon Jakupaj dhe Tefta Bejko.

Filmi “Gold” me regji e skenar të Bujar Alimanit fillon xhirimet nesër në Tiranë, për të vazhduar në Bulqizë e pastaj edhe në Kosovë.

“Gold” flet për një familje, një nënë që është memece dhe ka dy fëmijë. Është një mashkull që ka hyrë në jetën e saj, por nuk është i lejueshëm nga djali i madh që është 14 vjeç. Në këtë histori bën pjesë dhe një mësuese me të cilën djali që ka nënën memece tenton të komunikojoë me të. E gjithë ngjarja rrotullohet rreth këtij katërkëndëshi. Djali tenton të jetë burri i shtëpisë, të jetë i zoti, në mënyrë që të ndalojë personazhin tjetër që të hyjë në familjen e tyre.

Kasti përbëhet nga aktor prej Kosovës dhe Shqipërisë si: Klodjana Keco, Kasëm Hoxha, Fredjon Ruçi, Mirela Naska, Xhevdet Doda etj.

Ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kinematografike Kombëtare dhe është koproduksion mes “Gegnia Film” dhe “90 Production”.Filmi Gold

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit