6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Haradinaj u drejtohet mësimdhënësve për grevën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se greva e mësimdhënësve pas vendimit të Qeverisë që të rriten pagat e tyre, është e padrejtë dhe joetike. Ai ka shtuar se nuk është koha që të bëhen pazare por fokusi të jetë ngritja e cilësisë në arsim.

Këto komente i pari i Qeverisë i bëri pas vendimit të djeshëm që pagat e mësimdhënësve të rriten, por të njëjtit nuk kanë hequr dorë nga greva.

“Është e padrejtë dhe jo etike që pas këtij vendimi të mohohet e drejta e fëmijëve tanë për shkollim e aq më pak të ankohet ndonjë punëtor arsimi për pagë të ultë. Nuk është kohë pazaresh, por është koha që të fokusohemi në ngritje të cilësisë në arsim. Rritja e pagës është dinjitoze dhe pritjet racionale janë që edhe reflektimi të jetë dinjitoz. Mos i dënoni fëmijët tanë. Të nderuar punëtorë të arsimit – keni pagë të respektuar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkaq ai ka shtuar se vendimi për ngritje të pagave është sfidues për buxhetin, por ka thënë se duke marrë parasysh rëndësinë që ka arsimi, ky vendim ka marrë përkrahje të gjerë.

Mbrëmë, SBASHK-u refuzoi ofertën e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të pagave të mësimdhënësve, duke qëndruar të palëkundur nga greva.

Ndërkaq sot është dita e shtatë prej kur mësimdhënësit kanë nisur grevën.

Më Shumë

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit