6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Në Kalanë e Prizrenit

Sheradin Berisha

Qyteti i Prizrenit shtrihet në pjesën jugore të Rafshit të Dukagjinit dhe në jugperendim të Kosovës. Komuna e Prizrenit ka 76 vendbanime me sipërfaqe prej 640 km2 (rreth 6 % teteritorit të Kosovës) me 220.776 banorë nga të cilët vetem ne Prizren jetojnë rreth 110.000 banore. Prizreni ka shumë monumente historike dhe jo rastësisht quhet qytet Muze. Vendi me i lashtë është Kalaja!
***
Kalaja e Prizrenit shtrihet në pjesën lindore të qytetit mbi një kodër me formë konike, me lartësi 525 m mbi nivelin e detit. Muret fortifikuese ndjekin izohipset e terrenit duke rrethuar një sipërfaqe rreth 1.5 ha në trajtë përafërsisht vezake me zgjatje veri-jug.

Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaft mirë e bëjnë këtë objekt me vlera të mëdha arkeologjike, historike dhe turistike.

Burimet shkrimore flasin shumë pak për Kalanë e Prizrenit. Këto i nisi kronisti Bizantin Prokopi i Cezares me veprën “De aedificiis” – Mbi ndërtimet. Në këtë vepër në mesin e fortifikimeve të meremetuara në Dardani, (ne antikitet) evidentohet për herë të parë edhe kjo Kala me emrin Petrizen, që i përket emrit të sotshëm të Prizrenit.

Hulumtimet arkeologjike në këtë lokalitet për herë të parë filluan që në vitin 1969. Gjatë këtyre gërmimeve u konstatuan: gjurmë të banimit dhe gjetje të lëvizshme të periudhës së mesjetës (shek. XI-XV) dhe materiali i lëvizshëm i periudhës Osmane. Vazhdimi i gërmimeve arkeologjike të bëra në vitet 2004 dhe 2009, 2010 dhe 2011 dha këto rezultate: Për herë të parë u dokumentuan dëshmi të një vendbanimi parahistorik të datuar paraprakisht në epokën e bronzit dhe periudhën e hershëm të hekurit i cili ka shërbyer si bërthama e parë e jetës në këtë vend.

Po ashtu për herë të parë këto gërmime dhanë gjurmë të arkitekturës dhe dëshmi të materialit të datueshëm në periudhën romake dhe antikën e vonë.
Periudha e mesjetës e posaçërisht mes shekujve XI- XV, dëshmohet si një periudhë me banim të dendur, të cilën e rikonfirmojnë edhe rezultatet e kërkimeve të kryera më parë.

Gjatë periudhës Osmane, Kalaja zgjerohet duke përforcuar e ndërtuar muret fortifikuese si dhe pasurohet me objekte të reja si hamami, xhamia dhe objekte tjera për nevojat ushtarake.
Kalaja e Prizrenit funksionin primar e kreu deri më vitin 1912. Prej asaj kohe objekti lihet pas dore me çka fillon procesi i degradimit të saj.

Nga viti 2008 fillojnë disa punë restauruese-konservuese si masë emergjente në parandalimin e këtij procesi degradues.
Gërmimet Arkeologjike të përmendura dëshmojnë se Kalaja e Prizrenit nuk u shfaq në formën e saj të përfunduar, por se ajo vjen si fryt i një procesi të gjatë historik. Në aspektin ndërtimor Kalaja është ndarë në tri komplekse të veçanta të quajtura qytete: 
– Qyteti i Epërm-Akropoli; 
– qyteti i poshtëm dhe 
– qyteti jugor.
Si e tillë, Kalaja është një nga pikat më interesante për hulumtimin e mëtutjeshëm dhe për promovimin e vlerave të turizmit kulturor – historik në territorin e Kosovës.
(***)
Kalaja e Prizrenit:
https://www.youtube.com/watch?v=OUIUkVu0QnA
***
Historia e Prizrenit:
http://www.youtube.com/watch?v=h-Lar4qWp9c

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit