Sabahajdin Cena: Në Hagë do të jem brenda pak ditësh, do të kem përcjellje solemne

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabahajdin Cena brenda pak ditësh pritet të udhëtojë për në Hagë.

Ai është ftuar nga Gjykata Speciale që me datën 14 janar të paraqitet pranë Zyrës së Prokurimit të Specializuar për tu intervistuar lidhur me angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Me datën 14 të këtij muaji do të jem në Hagë, madje besojë se do të shkojë me përcjellje solemne. E kam edhe avokatin Mahmut Halimin. Unë besoj se atje do të jem në cilësin e të akuzuarit dhe jo dëshmitarit apo bashkëpunëtorit”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Cena ka thënë se ndihet shumë krenar për pocizionin, detyrat dhe përgjegjësitë që ka pasur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Besojë se do të jem i akuzuar, pasi që unë luftën e kam nisë në ditët e para të UÇK-së dhe jam shumë krenar për pozicionin dhe për detyrat e përgjegjësitë që kam pas si ushtar i Kosovës. E përsërisë që besojë që pastërtinë e luftës dhe në vlerat e saj”, ka vlerësuar tutje ai.

Tutje, Cena thotë se ndihet rehat pasi që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. /Indeksonline/

Më Shumë

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit