8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Pezullohet mësimi në Kosovë për shkak të acarit

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që për shkak të motit të ftohtë, të mërkurën të mos zhvillohet procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës.

“MASHT njofton te gjithe mesimdhenesit dhe nxenesit ne Republiken e Kosoves se me vendim te Ministrit z. Shyqiri Bytyqi, per shkak te kushteve te renda atmosferike, neser nuk do te mbahet mesim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas meteorologëve, e mërkura pritet të jetë një nga ditët më të ftohta në vend. Temperatura minimale pritet të jetë deri në -23 gradë celcius.

Nga Balltiku në Mesdhe, Evropa është paralizuar nga reshje të dendura të dëborës dhe temperatuara disa gradë nën zero, si pasojë e një vale të ftohti të ardhur nga Siberia, që ka shkaktuar më shumë se njëzet të vdekur në katër ditë.

Kjo valë e të ftohti është cilësuar nga mediat britanike si “Bisha e Lindjes”, “Ariu i Siberisë” në Holandë, ‘’topi i dëborës’’ në Suedi apo ‘Moskë-Paris’ në Francë, është një kërcënim për shëndetin e më të brishtëve, të pastrehëve, apo në veçanti personave të moshuar.

 

Më Shumë

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Lajmet e Fundit