4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ramadan Muja nuk respekton këshillën e Inspektoratit të MASHT-it

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja nuk respekton këshillën që Inspektorati i MASHT-it ka dhënë për anulimin e konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

Burimet e “PrizrenPress”-it brenda Drejtorisë së Arsimit në Prizren, bëjnë të ditur se Muja është bërë pengesë kryesore për mos anulimin e konkursit për drejtorë shkollash.

“Inspektorët e MASHT-it kanë këshilluar Komunën e Prizrenit që të anulojnë konkursin për drejtorë të shkollave që është hapur nga Zyra e Personelit, mirëpo kryetari Muja nuk po lejon”, tregon për “PrizrenPress”, me kush anonimiteti një zyrtar i Drejtorisë së Arsimit në Prizren.

Zyra e Personelit që vepron në kuadër të Administratës në Prizren, në mbështetje të Ligjit për Shërbyesit civil, më 16 korrik e ka shpallur konkursin për drejtor dhe zv. drejtorë të shkollave në Prizren.

Ndërkaq Nexhat Çoçaj, drejtor i DKA-së, tregon se sektori të cilin e drejton me 3 korrik ka kërkuar sqarime nga sekretari i përhershëm i MASHT, pastaj sekretari i Kryeministrisë, nëse ka të drejtë Zyra e Personelit ta bëje shpalljen e konkursit apo në këtë rast duhet të zbatohet Ligjit i Arsimit Parauniversitar, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës 1.5 vjet pas aprovimit të Ligjit për Shërbyesit civil.

“Pavarësisht se për dy javë nuk kemi marrë ndonjë përgjigje, me 23 korrik kemi marrë një informacion se Zyra e Kabinetit të MASHT-it ka autorizuar Inspektoratin e Arsimit në Prizren rreth ligjshmërinë së këtij konkursi dhe kështu është vepruar, ndërsa është kërkuar edhe anulimi i konkursit për shkak të mosrespektimit të Ligjit Parauniversitar”, ka thënë ai.

Sipas Çoçajt, këtu bëhet fjalë për punëtorët që punojnë me ligjin e arsimit, ndërsa kështu është vepruar edhe në rastin e mëparshëm për sekretar shkollash, meqenëse pagesat bëhen nga buxheti i arsimit në kodin e shërbyesve profesional e jo civil.

Ai në një prononcim për TV Besa ka pranuar se Inspektorët kanë këshilluar që të anulohet ky konkurs.

“Kemi informacione se inspektorët kanë këshilluar që të anulohet ky konkurs”, ka thënë Çoçaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit