14.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Rona Nishliu sjell motivet tona në kryeqytet

Mesdita e së premtes filloi me ritme muzikore të disa prej këngëve të albumit “Me motive tonat” të kënduara live nga vetë Rona Nishliu. Minikoncerti i Ronës u mbajt pa ndonjë paralajmërim për qytetarët pasi që kjo ishte edhe dëshira e Ronës. Ajo performoi në platonë mbi kurriz në Prishtinë, pasi që sipas saj e gjithë kjo po organizohet në këtë pjesë të qytetit më qëllimin që të ngjallen kulturalisht edhe pjesët e tjera të Prishtinës, e jo vetëm qendra e saj.

Performanca e saj u realizua si paralajmërim i projektit të saj muzikor “Me motive tonat”, e njëjta performancë ndonëse më e zgjeruar do të shfaqet edhe me datë 1 maj në Pallatin e Kryeministrisë në Tiranë.

““Me motive tonat” është një projekt përmes të cilit unë kam hulumtuar rrënjët e muzikës shqiptare dhe kam vendosur që të eksperimentoj me to, që t’i bashkoj me frymat moderne të cilat i kemi servuar gjithmonë dhe t’i sjellim përmes muzikës. Mendoj që akoma ka shumë e shumë thesar të cilin nuk kam mundur ta zbuloj, kjo është vetëm pjesa e parë të cilën e kam përzgjedhur. Shumë shpejt do ta sjellë për të gjithë adhuruesit e muzikës sime albumin tim të parë”, tha Nishliu.

“Me motive tonat” përveç që është një album muzikor përmban edhe shumë gjëra të tjera, një paketë mbushur me art.

“Jemi në realizim e sipër të dokumentarit që tregon më detajisht se sa vështirë është të bësh art në vendin tonë. Dokumentari tregon për gjithë rrugën që na ka përcjellur neve në përgatitjen e këtij projekti” tregoi Rona.

“Kjo është pjesë e kalendarit të përbashkët Kosovë-Shqipëri, dhe jam shumë e lumtur që institucionet qeveritare e kanë mbështetur dhe e kanë parë si të vlefshëm mundësimin e realizimit të këtij projekti. Pa mbështetjen e tyre nuk do të ishte asgjë e gatshme mbase edhe për një kohë shumë të gjatë” u shpreh ajo.

E veçanta e këtij albumi, sipas Ronës, është se këtu ka këngë nga trevat kudo ku ka shqiptarë. Projekti muzikor “Me motive tonat” ka këngë arbëreshe, arvanitase, ka këngë rapsodike të rajonit të Tetovës, ka këngë të Shqipërisë së mesme, të jugut e veriut shqiptar.

“Këto janë këngë të cilat paraqesin periudha të ndryshme të shqiptarëve dhe viseve të ndryshme të shqiptarëve, natyrisht nuk kam mundur t’i përmbledhë të gjitha por të tjerat shpresojmë ti fusim në ndonjë projekt tjetër” përfundoi Rona Nishliu.

Rona përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Eurosong Contest në vitin 2012-të, ku u pozicionua në vendin e pestë, njëkohësisht edhe pozita më e mirë shqiptare në këtë festival në 11 vite pjesëmarrje./KultPlus.com/

Më Shumë

Malishevë: Dy raste të dhunës në familje

Në 24 orët e fundit në Malishevë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan PrizrenPress. Një femër kosovare...

Habit këngëtari: Alienët më kërkojnë të bëhem lajmëtari i tyre!

Robbie Williams mendon se alienët po përpiqen të dërgojnë mesazhe përmes tij sepse ai është i famshëm. Këngëtari 50-vjeçar beson se alienët duan që...

Lajmet e Fundit