Pajaziti: Lista Serbe s’ka fuqi ta ndajë Kosovën

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, ka deklaruar se institucionet e Kosovës nuk duhet të zgjedhin në asnjë mënyrë rrugën e Beogradit sa i përket izolimit të lëvizjeve atje nga liderët politikë.

Pajaziti këto komente i ka bërë në Televizionin Rrokum. Sipas tij, ajo që ngec në administratë është mungesa e kapaciteteve dhe stërngarkimi i stafit civil.

Sipas tij, Kosova ka legjislacion të mirë, por duhet zbatuar ligjet sa i përket këtyre fenomeneve. Pajaziti tha se pavarësisht qasjes se Beogradit, rruga e vetme ka me qenë rruga e dialogut.

“Problemet edhe ngecjet sa i përket dialogut, duhet adresuar te faktori ndërkombëtar”.

Derisa sa i përket Listës Serbe, ai ka theksuar se nuk kanë fuqi ta ndajë Kosovën.

“Madje atë fuqi e ka humbur edhe Beogradi”.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit