11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Sabri Fejzullahu: Ah, ta kisha ditë çka po ndodhë me mu

Sabri FejzullahuuI madhi është i madh. E kush është ai që e meriton këtë epitet më shumë se i madhi ynë Sabri Fejzullahu? Andaj e dëgjon të thuhet edhe kjo: Sabriu është Sabri, Është legjendë e gjallë e skenës sonë muzikore…

Edhe kjo dëgjohet nga fjalët e popullit, për të cilin këngëtari ynë, Sabriu i këndoi në çdo kohë. I këndoi edhe atëherë kur varfëria dominonte në çdo shtëpi familjare, edhe atëherë kur binte shi e gjak në çdo cep të Kosovës, edhe kur torturohej e vritej çdo shpirt shqiptari, veç pse ishte shqiptar…

Sabriu i këndoi edhe vazhdon të këndojë edhe sot. Zëri i tij nuk ndalet as sot. I pëlqyer, i pranuar, i dashur, i mirëpritur kudo, kahdo që këndon në trojet shqiptare. Edhe këtu, edhe në diasporë. Edhe pse i shtyrë në moshë, siç thotë djali i tij Ermali- zor është të qëndrohet me të. Ai s’di të lodhet, anipse gjatë një mbrëmje muzikore ndodhë t’i ndërrojë edhe nga tri këmisha nga djersët. Dhe gjithmonë të disponuar, të buzëqeshur duke ua “hëngër” loçkat e zemrat popullit, me këngë çfarë i don ai.

Sabriu njeh mirë, ua din damarët, dhembjet plagët shpitit të popullit. Andaj ai s’di të zbresë nga skena tash e afro 50 vite e me afro njëmijë këngë të incizuara. Cili është tjetri që ka një bagazh sa e si Sabri Fejzullahu? Dhe për këto pesë dekada gjithmonë më i dashur e më i kërkuar.

“Në këto ditë pleqërie po më rinon produksioni “Emra com”, me të cilin kam bashkëpunim të shkëlqyer dhe më afron këngë të jem ende në trend me kohën, me të rinjtë” – na thotë Sabriu për Kosovaren.

Derisa shkruaj këta reshta për të madhin Sabri Fejzullahun, dëgjojmë këngën e tij më të re, të cilën përmes viberit ma dërgon miku im e producenti Emrush Thaqi, “Emra com”. Kjo këngë me titull “Ti po shkon” do plasohet shpejt në treg. Natyrisht do jetë hit i kësaj vere.

sabriPo qysh t’mos jetë me zë të Sabriut dhe vargjet:
Ah ta kisha ditë cka po ndodhë me mu
Nga kjo lojë dashnie unë dola i humbur,
As nderë, as i dashur, as i lumtur…

Kështu i këndon dashurisë Sabriu, i cili me afro 50 vjet përvoje në skenë të muzikës dhe me afro një mijë këngë, meritor për epitetin legjendë kënge, por kurrë hala nuk i shkoi në mend ndonjë instuticioni tonë t’ia organizojë një mbrëmje, koncert solistik me emrin – Sabri Fejzullahu!
E kanë tash rastin.
50 vjet me Sabriun!
Apo jo? / Kosovarja/

Më Shumë

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Lajmet e Fundit