Kurti për Nexhmijen: Nuk mund ta përfytyroj të kemi tjetër pas vdekjes së saj

Në Teatrin Kombëtar në Prishtinë po mbahen homazhe për vdekjen e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës.

Për homazhe sot aty ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili shprehu dhimbje për ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqipe.

Kurti tha se pas Nexhmije Pagarushës nuk beson që dikush mund ta zërë vendin që ajo kishte në zemrat e të gjithë kosovarëve, shkruan Reporteri.net.

Ai ka zbuluar se viteve të fundit e ka vizituar shpesh Nexhmijen, e cila çdo herë edhe në momentet më të vështira kishte pasur buzëqeshje në fytyrë.

“Për të tjerët duhet të zotohemi se nuk do t’i harrojmë. Bilbilin tonë as nuk duam dhe as nuk do ta harrojmë. Do të na këndojë në zemër për aq sa të jetojmë. E kam vizituar dhe jam takuar disa herë. Posaçërisht i mbaj mend takimet e fundit në tri vitet e fundit, kur nuk ishte mirë me shëndet por buzëqeshja dhe entuziazmi i saj mbretëronte në çdo situatë. Ne nuk kemi pasur Nexhmije para këtij bilbili dhe nuk mund ta përfytyroj bilbil tjetër si Nexhmija”, është shprehur Kurti.

Më Shumë

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit