11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Daka: OSBE-ja, rolin e “postierit” në veri

ValdeteDaka-zgjedhjetKomisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka qasje në veri dhe për atë arsye është kërkuar ndihma e OSBE-së, e cila do të luajë rolin e ndërmjetësit dhe fizikisht do t’i kryejë disa veprime, të cilat ne, si KQZ, nuk kemi pasur mundësi deri më tani që t’i kryejmë në atë pjesë, thotë kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.Për çështjen e fletëvotimeve jashtë vendit, kryetarja e KQZ-së thotë se kjo zhurmë është çuar nga mediat, jo nga KQZ-ja.

“Kjo zhurmë u ngrit pa nevojë duke prejudikuar çështjen, sepse fletëvotimi është i përcaktuar me ligj edhe përmbajtja e fletëvotimeve ende nuk është përcaktuar. Kështu që, unë nuk shoh kurrfarë pengese në këtë drejtim dhe nuk e shoh si çështje”, tha Daka për REL.

Daka thotë se organizimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është sfidë , “sepse në pjesën veriore një kohë të gjatë as institucionet e tjera, e as ne, nuk kemi pasur qasje as fizike… Nuk kemi zyrtar tanë, të cilët do të kishin komunikuar me ne si më parë.
Pra, është sfidë, sepse nuk kemi qasje konkretisht edhe për atë arsye edhe është kërkuar ndihma e OSBE-së dhe në këtë drejtim OSBE-ja do të luajë rolin e ndërmjetësit dhe fizikisht do t’i kryejë disa veprime, të cilat ne, si KQZ, nuk kemi pasur mundësi deri më tani që t’i kryejmë në atë pjesë”.

Daka nuk e di se sa vendvotime do të ketë në veri, sepse KQZ ende nuk është përcaktuar.

Lotimin e personave që jetojnë jashtë, Daka thotë se ata persona do të kenë mundësi që të aplikojnë së pari për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, të cilat aplikacione do t’i mbledhë OSBE-ja dhe do t’i sjellë në KQZ. “Do të verifikohen, pas verifikimit, ata që i plotësojnë kushtet të jenë votues jashtë Kosovës, do t’ju kthehen ato regjistrime së bashku me pakot e votimit. Pako e votimit nënkupton zarfin e fshehtësisë dhe fletëvotimin, dhe pasi që të votojnë, do t’i sjellin përsëri tek OSBE-ja, e cila do t’i sjell në KQZ. Pra, OSBE-ja vetëm e luan rolin e postierit”.

Kryetarja e KQZ thotë se fletëvotimi do të jetë konform dispozitave ligjore të ligjeve që janë në fuqi në Kosovë. “Me siguri që do të ketë edhe simbolet shtetërore, siç thashë, sipas ligjeve që janë në fuqi”.

Më Shumë

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Lajmet e Fundit