16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Dënohet me kusht drejtoresha e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, të martën, ka shpallur aktgjykim dënues për drejtoreshën e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren, Behare Kryeziu, e akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar, e cila është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht.

Aktgjykimin ndaj saj e ka lexuar kryetari i trupit gjykues, Skender Çoçaj, i cili ka thënë se dënimi ndaj saj, nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara brenda periudhës së verifikimit prej një viti, nuk kryen ndonjë vepër të re penale.

Behare Kryeziu është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës të paguajë 200 euro dhe 50 euro tjera në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ajo është njoftuar për të drejtën e saj për të ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër këtij aktgjykimi në afat prej 15 ditësh pasi që ta pranojë aktgjykimin në formë të shkruar.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, akuzonte Behare Kryeziun se në cilësinë e drejtoreshës së shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren, ka përpiluar një vërtetim me të dhëna të rreme, të cilin më pas e ka nënshkruar dhe vulosur, në mënyrë që të përdoret për punësim.

Sipas aktakuzës, e akuzuara ka lëshuar vërtetim për Suzana Ajazajn, kinse ajo ka bërë zëvendësimin e një edukatoreje të shkollës në fjalë, në periudhë prej gjashtë muajsh, i cili vërtetim më pas do të përdorej nga Ajazaj për të konkurruar për punësim si edukatore.

Andaj, organi i akuzës, pretendonte se e akuzuara Kryeziu, me veprimet e saj ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar, andaj e njëjta rrezikonte të dënohej me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Lajmet e Fundit