Trump urdhëron hetim për Obamën

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur vendimin se do të kërkojë një hetim zyrtar mbi administratën e ish-presidentit Barack Obama për infiltrim ose survejim të fushatës së tij presidenciale për motive politike.

‘Për këtë arsye kërkoj që Departamenti i Drejtësisë (DOJ) të verifikojë nëse FBI/DOJ infiltratoi apo survejoi Trump Campaign për qëllime politike dhe nëse ndonjë kërkesë e tillë u bë nga njerëz brenda Administratës Obama’, shkruante Trump në Twitter të dielën pasdite.

Trump e ka fajësuar vazhdimisht Obamën për hetim të fushatës së tij, duke pretenduar se hetues të motivuar politikisht e kishin vënë padrejtësisht në shënjestër.

Ai e kaloi mëngjesin e së dielës kryesisht duke hedhur në Twitter mendimet për hetimin mbi lidhjet me rusët, duke pretenduar se “gjuetia e shtrigave” kishte dalë jashtë kontrollit. “Gjërat po bëhen qesharake”, shkroi Trump, duke vënë në dukje se deri tani hetuesit nuk kishin gjetur asgjë për bashkëpunim me rusët.

Ai cilësoi ekipin e Këshilltarit Special Robert Mueller si “13 demokratë të zemëruar dhe në konflikt të rëndë” që kanë qenë pjesë e administratës Obama.

“STOP! Nuk kanë gjetur asnjë bashkëpunim me Rusinë, asnjë pengesë”, shkroi presidenti.

Trump fajësoi përsëri për hetimin kandidaten presidenciale Hillary Clinton, Demokratët, Tony Podestën, Kuvendin Kombëtar Demokrat dhe zyrtarë të FBI-së me prirje politike.

“Republikanët dhe amerikanët e vërtetë duhet të ngrihen kundër këtij mashtrimi”, shkroi Trump.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit